Marrëveshja e detit me Greqinë, Guri zbulon sekretin: Nëndeti shqiptarë i pasur me naftë
Gjatë emisionit 360grade të Artur ZHEJI-t, ku u diskutua dhe çështja e detit dhe marrëveshjes Shqipëri-Greqi, eksperti i mjedisit, Sazan Guri u shpreh se, nëndeti shqiptarë dhe pika ku po diskutohet negociata ka sasi të lartë nafte.
Guri: Ndarja me Italinë u bë për shkak të gjerësisë së madhe detare dhe të ishte shumë më i lehtë… Kur vijmë tek pjesa mes Shqipërisë dhe Greqisë, që e kemi përbri, atëherë kjo marrëdhënie kalon dhe konceptin e 12 miljeve, që as Greqia sja merr dot vendit tonë, por dhe anasjelltas. Këtu vjen neni tre i konventës, i cili ndihmon se këtu duhet mbërritur në marrëveshja mes dy vendeve, kur mungon në marrëveshja, kalon në pika matje, nëse të dy vendet e pranojnë që do kenë një kufi të përbashkët. Tek kjo marrëdhënie kërkohet barazi, pika të barabarta dhe integritet. Populli shqiptare ka nuhatur se këtu ka elemnte pazari…
Zheji: A la pasuri nëndetare?
Guri: Fatmirësisht në vitin 1992 për nëndetin shqiptarë u arrit një marrëveshje me disa kompani amerikane dhe kanadeze bënë studime ehde për çështje sizmike…Tani mes korfuzit dhe vendit tonë zonë sizmike, por nga studimet e bëra nga instituti i naftës është vënë re se me të njëjtën ngjyrë si toka shqiptare me të njëjtit shkëmbijë karbonatik dhe me të njëjtën trajt naftëmbajtëse…Profili gjeofizik i pasur me naftë…