Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Paralajmërimi i fortë i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ikim nëse rriten taksat | My CMS

Paralajmërimi i fortë i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ikim nëse rriten taksat

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford ka folur për situatën e investimeve dhe nivelin e taksave në Shqipëri.
Në një lidhje direkte për emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24, Mark Crawford tha se niveli i taksave në rajon dhe mundësia për investime është me e favorshme në vendet e rajonit në krahasim me Shqipërinë.
Ai tha se niveli i taksave duhet të jetë stabël dhe nëse investitorët nuk janë të kënaqur mund të ikin.
“Ne kemi publikuar indeksin e Dhomës Amerikanë të Tregtisë dhe shqetësim mbetet niveli i taksës. Për ne të huajt është më e thjeshtë sepse ne nuk votojmë dhe nëse nuk jemi të kënaqur ne ikim. Ne po ndjekim me kujdes situatën dhe jemi duke krahasuar nivelin e taksave me rajonin. Unë kam pasur takim me përfaqësues në Shkup dhe ata janë më të stabilizuar në krahasim me Shqipërinë sa i përket nivelit të taksave. Nuk po krahasohemi me shtete të tjera si Norvegjia, etj. Taksat nuk duhet të ndryshojnë shpesh, por duhet të jenë stabël”- tha kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button