Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Shokon Xhufi: Për 100 vjetorin një politikan i lartë na kërkonte të shkruanim se Zogu ishte demokrat, Noli bashibozuk! | My CMS

Shokon Xhufi: Për 100 vjetorin një politikan i lartë na kërkonte të shkruanim se Zogu ishte demokrat, Noli bashibozuk!

I ftuar në emisionin “Arena Nga Dritan Hila” historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se politika ka ndërhyrë në histori, dhe e ka deformuar atë në mënyrë të frikshme.
“Politika për fat të keq ka përdorur historinë në mënyrë të vrazhdë. Mjafton të kujtoj hartimi i tekstit të parë për klasat e 12 në vitin 1994, shtrembërime të llahtarshme, të frikshme të historisë, sidomos koha e Luftës së II Botërore, dhe periudha pas kësaj lufte.
Dhe kjo vazhdon akoma, unë kujtoj ndërhyrjet e politikës të papranueshme, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë këtë punën e festimeve, e kremtimeve edhe në planin shkencor i mori në dorë qeveria dhe u krijua një komision që mblidhej me qeverinë, dhe aty janë thënë edhe se ku duhet të dilte ky 100 vjetor, janë dhënë edhe direktiva, hapur. 
Më tingëllon në vesh, një ditë gushti kur dikush me pozitë shumë të lartë u thoshte historianëve, shikoni se Zogu ka qenë demokrati më i madh i Ballkanit, kurse Fan Noli ka qenë bashibuzik, kurse në 1994 i njëjti person kishte thënë të kundërtën,”-tha Xhufi.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button