Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Si Lindja edhe Perëndimi ranë në akord për Rusinë (dhe rasti i Shqipërisë) | My CMS

Si Lindja edhe Perëndimi ranë në akord për Rusinë (dhe rasti i Shqipërisë)

Me dëbimin e diplomatëve rusë edhe vendet lindore, anëtare ose jo anëtare të BE-së janë rreshtuar pas vendeve perëndimore e Britanisë së Madhe. Por jo të gjitha vendet europiane.
Robert Schwartz – DW
As lidhjet ekonomike dhe politike tradicionalisht të ngushta me Rusinë nuk patën efekt. Shumica e vendeve europianolindore u renditën në aferën Skripal pas Britanisë së Madhe e perëndimit duke dëbuar kështu diplomatë rusë. Nëse në vendet perëndimore përmendet solidariteti me Britaninë e Madhe si argument, në vende si Shqipëria, Ukraina apo Republika e Moldavisë ky dëbim është më shumë rezultat i një pragmatizmi politik. Megjithatë ky hap i këtyre vendeve nuk të habit edhe aq shumë.
Shqipëria që për afro gati dhjetë vjet është anëtare e NATO-s kërkon aktualisht të negociojë për anëtarësim në BE.
Kështu ky është një rast i mirë për këtë vend të veprojë si europiane e bindur.
Në një kohë që si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia apo Rumania, tradicionalisht kanë mbajtur qëndrime kundër rusëve. Tek dy ish-republikat sovjetike, Ukraina dhe Moldavia qëndrimi kundër Rusisë është më i thellë. Aneksimi i Krimesë, agresioni rus në lindjen ukrainase si edhe prezenca e vazhdueshme ruse në rajonin e shkëputur moldav të Transnistrisë luajnë një rol të rëndësishëm në dëbimin e diplomatëve rusë.
Vendet që refuzuan dëbimin
Hije mbi këtë aksion hedh fakti që BE megjithatë nuk u paraqit unike, dhe vende si Austria, Bullgaria, Greqia tregohen të rezervuara me dëbimin. Por megjithë rezervat e pak vendeve, shtetet demokratike si në Perëndim ashtu edhe Lindje të Europës dalin të bashkuara ndaj sjelljes agresive prej vitesh të Rusisë.
Numri i ndryshëm i diplomatëve të dëbuar nuk duhet parë si dobësi. Një diplomat apo 60, jo shifra por simbolika e aktit ka efekt në politikën ndërkombëtare. Këtë e kanë kuptuar edhe vende si Italia apo Hungaria qeveritë e të cilave kanë reaguar deri më tani miqësisht ndaj Rusisë.
Po Austria? Qeveria e re i referohet neutralitetit të republikës së alpeve dhe funksionit fisnik të urëlidhëses në diplomacinë ndërkombëtare. Vjena tërhoqi vetëm ambasadorin e saj në Moskë.
Mbetet Bullgaria, krenare që këtë gjysmë viti është presidente e radhës në BE dhe që mund të prezantohej nga ana e saj më europiane. Por me qëndrimin kundër dëbimit të diplomatëve, Sofja ka devijuar nga arritja e këtij qëllimi. Lidhjet tradicionale me Moskën duken më të forta se solidariteti europian. Për një presidente të radhës në BE jo sinjali më i mirë.
Tek grupi i vogël i refuzuesve bën pjesë edhe Greqia. As këtu nuk e ka dobësuar lidhjen e ngushtë me Rusinë, ombrella financiare e shpëtimit të BE.
Athina sërish tregoi, se xhonglon pa problem me alternativat. Por edhe xhonglerit më të mirë i shpëton diçka.
Me interes priten masat, me të cilat kërcënon Moska. Varet nga Rusia dhe presidenti i porsazgjedhur rus, Vladimir Putin nëse shkallëzimi do të vazhdojë.
Një pjesëmarrje e Rusisë në zbardhjen e skandalit me gaz helmues me siguri është zgjidhja më e mirë se sa mbyllja e Institutit Kulturor Britanik.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button