Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Taksa në Rrugën e Kombit, qytetarët kosovës e shqipërisë në protestë të shtunën | My CMS

Taksa në Rrugën e Kombit, qytetarët kosovës e shqipërisë në protestë të shtunën

Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit nuk është mirëpritur nga qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.
Aktivistët kanë paralajmëruar protesta për heqjen e taksës, që sipas tyre është e padrejtë dhe dëmton të gjithë shqiptarët.
Në rrjetet sociale, aktivistët i kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ti bashkohen protestës së rradhës që do zhvillohet të shtunën në orën 11:30 në tunelin e Kalimashit.
Protesta do të jetë pa ndikime partiake.
Të mërkurën u zhvillua një protestë në Rrugën e Kombit nga biznesmenët kosovarë dhe shqiptarë, si edhe qytetarë të Kukësit.
Rreth 150 mjete transporti, kryesisht të importuesve të kripës, çimentos e ushqimeve hynë dhe dolën bosh nga territori shqiptar, si për të treguar pasojat që do të ketë tarifa e re.
Për të kaluar në Rrugën e Kombit tani paguhet nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makinat e vogla dhe deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.
Taksa e qarkullimit në Rrugën e Kombit u vendos pas dhënies me koncension të mirëmbajtjes dhe përfundimit të saj.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button