Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Ankesa e amerikanëve: Shqipëria, shumë e shtrenjtë | My CMS

Ankesa e amerikanëve: Shqipëria, shumë e shtrenjtë

Biznesi ankohet se barra e taksave në Shqipëri është dy herë më e rëndë sesa thuhet zyrtarisht nga qeveria.
Presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë, Mark Crawford në një intervistë për Top Channel thotë se dhjetëra taksa dhe tarifa që shtohen vit pas viti e kanë bërë barrën fiskale të papërballueshme.
“Nëse shikon në letër 15 për qind, nuk duket një normë shumë e lartë krahasuar me botën. Por, janë 30 taksa dhe tarifa të tjera të vogla, të cilat e çojnë barrën e taksave 20-30 për qind, e ndoshta deri në 40 për qind të fitimit, ose të të ardhurave personale”, thotë Crawford.
Sipas tij, taksat e larta janë pengesa kryesore e biznesit në Shqipëri. Madje, ai thotë se politika fiskale shpesh është konfuzuese.
“Është e pamundur që një kompani të ndërtojë hotel me 5 yje, kur nga një anë hiqen taksat, por nga ana tjetër shtohet një taksë në rrugë për turistët nga Kosova që vijnë këtu”, thotë presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë.
Crawford thotë edhe, se ndryshe nga vendet e rajonit, politika e taksave në Shqipëri nuk njeh qëndrueshmëri.
“Nëse ne e ndryshojmë paketën fiskale vit për vit dhe gjatë vitit shtojmë tarifat, është shumë e vështirë për një kompani të huaj të planifikojë. Ata kanë aksionerët e tyre, burimet e tyre dhe pritshmëritë e tyre nga jashtë”, shprehet Crawford.
Sipas tij, klima e paqartë dhe taksat e larta në Shqipëri kanë larguar shumë investitorë të huaj.
“Unë nuk jam shumë i shqetësuar për ata që janë këtu, madje duhet të kujdesem për ata që janë këtu sepse janë publicitet më i mirë, ose më i keq, për të tjerët që mund të vijnë. Por jam i shqetësuar për ata që mund të kishin ardhur dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Nuk jemi në nivelin që mund të jemi rehat me këtë situatë siç është aktualisht.”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button