Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Hakan Sukur i kërkon Haradinajt: Ktheji burrat te fëmijët e tyre! | My CMS

Hakan Sukur i kërkon Haradinajt: Ktheji burrat te fëmijët e tyre!

Ai nuk mund të hyjë në Turqi, edhe pse është një legjendë në vendin e tij. Shumë e mbajnë mend Hakan Sukur, i cili edhe sot e kësaj dite mban rekordin e golit më të shpejtë në Botëror (2002).
Sukur e ka prejardhjen e tij e ka nga Kosova, këtë e ka deklaruar vetë ai kur luante me Inter në Serie A. Sot ai ka replikuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sukur i ka kërkuar këtij të fundit t’i rikthejë gjashtë gylenistët te familjet dhe fëmijët e tyre, duke e konsidetuar jo të drejtë vendimin për ekstradimin e tyre në Turqi.
Ish-futbollisti i Galatasaray dhe Inter njihet si mbështetës i Fethullah Gulen dhe është përndjekur nga presidenti Erdogan për shkak të afërsisë me Gulenin.

“Si një fëmijë i prindërve të lindur në Prishtinë, ju inkurajoj t’i ndaloni marrëzitë e turpshme të vendit tuaj. Detyrë e jotja është jo vetëm t’i shkarkosh zyrtarët e papërgjegjshëm, por gjithashtu t’i kthesh këta burra në familjet e tyre dhe t’i bashkosh me fëmijët e tyre.
Besoj se publiku kosovar e meriton një aksion të respektuar dhe bravuroz nga ju, i cili do t’i bënte ata krenarë”, – i ka shkruar Hakan Sukur, Haradinajt në “Tëitter”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button