Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Ipeshkvi: Ata që i tradhtuan turqit mund ta prejnë në besë edhe ta shesin Haradinajn | My CMS

Ipeshkvi: Ata që i tradhtuan turqit mund ta prejnë në besë edhe ta shesin Haradinajn

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë po mbahet mesha kryesore e festës së Pashkëve.
Ipeshkvi i Kosovës, Don Lush Gjergji, në fjalimin e tij gjatë kësaj ceremonie, përveç tjerash u deklarua edhe për ngjarjen e ditëve të fundit me deportimin e gjashtë shtetasve turq.
“Ne ata i kemi tradhtuar. I kemi prerë në besë. Këta që i kanë tradhtuar turqit nesër mund ta presin në besë edhe kryeministrin”, është shprehur ai.
Para shumë besimtarëve Gjergji ka folur edhe për dashurinë që duhet ta kemi me njëri tjetrin, sepse ajo bashkon familjet. Kjo dashuri sipas tij më shumë dhurohet se sa kërkon shpërblim dhe duhet të arrihet në çdo zemër të njeriut.
Gjergji u shpreh po ashtu se sot është krijuar një realitet i rëndë, ku iu krijua dyshimi, mosbesimi dhe hidhërimi, dhe kjo sipas tij vjen si boshllëk i dashurisë ndaj njëri-tjetri.
“Sa më e zbehtë është dashuria aq më e madhe është urrejtja për njerëzit”, deklaroi ai gjatë meshës së mbrëmjes.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button