Haradinaj: Beogradi të heq dorë nga diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë

Haradinaj: Jo këmbim të territoreve, por Serbia te merr mesim nga Kosova se si rrespektohen minoritetet!
Prishtinë, 25 prill  -Kryeministri shqiptar i Kosovës Ramush Haradinaj ne nje interviste ekskluzive për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”  pos sitautes aktuale ne Kosovë, pas demarkacionit ku eshte treguar optimist per liberalizimin e vizave ka folur edhe per situatën ne Luginen e  Preshevës dhe idene e kembimit te territoreve mes Kosoves dhe Serbisë, per listat serbe ne Interpol, Asiciacionin e Komunave serbe dhe dialogun e Brukselit mes Kosoves dhe Serbise dhe shumecka me interes kombetar dhe nderkombëtar.
Haradainaj: Ceshtja e Lugines se Preshevës, tashme nuk eshte nje ceshtje e izoluar, vetem e Beogradit, por edhe nje ceshtje e mbare shqiptareve, madje edhe e nderkombëtare

Fillimisht rreth liberalizmit te vizave krymenistri Haradinaj thot se “pas ratifikimit te marreveshjes se demarkacionit me Malin e Zi, liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet tashme veteme qeshtje muajsh, cka jam optimist se do te bëhet se shpejti edha ate, ne shtator te ketij viti, si rezultat progresit te proceseve ne Kosovë..”
Haradinaj, tha se për t’u arritur ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi është gjetur një mes politik mes disa partive ne akordim me faktorin nderkombëtar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Pyetjes se cfare po ndodhe me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ne Bruksel, meqe rreth ketij procesit dite me pare shefi i OKB-së António Guterres  ne nje bisede per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ishte shprehur zhgenjim per ket ngecje, ne vazhdim kryeministri Haradinaj pohon se “po, ne ketu kemi dy nivele te dialogut me Serbine ne Bruksel. Nje me ate teknik, me zbatimin e marrëveshjeve te arrituara ne Bruksel si dhe dy, ajo politike, njohja reciproke mes dy shteteve, Kosoves dhe Serbise “
Ndersa rreth Asociacionit te komunave Serbe, ne vazhdim Haradinaj thote se “Kosova ka riaktivizuar komisonet perkates per zbatimin e ketij asociacioni qe nënkupton ekipin e manaxhimit te akorduar me heret. Dhe ky asociacion do te veproj ne baze te ligjeve te shtetit te Kosoves, kupto konform standardeve tona, duke marrur vizen nga Gjykata kushtetuese e Republikes se Kosovës.”
Haradinaj: Beogradi te heq dore nga diskriminimi i shqiptareve ne Presheve nese deshiron t’mos i zgjatet rruga e anetaresimit ne BE
-Koheve te fundit kembi i territoreve mes Kosoves dhe Serbise nuk eshte nje teme tabu ne mediatrperiodike, cka tashme  flitet edhe ne Beograd dhe Prishtinë. Qeveria, Prishtina zyrtare a eshte e gatshme te ballafaqohet me keto ide?, kesaj pyetje te gazetarit te “Presheva Janë” njeriu numer nje i Qeverise se Kosovës Ramush Haradianj ju eshte pergjigjur shume qarte se “debati per kembin e territoteve, mund te sjelle  tragjedi ne ballkan, per cka  nuk kem nevoje te kthemi mbrapa, sepse u pa qarte se kush humbi e kush fioti. Prandaj, ky debat eshte i rrezikshem, cka prodhon urretje,  destabilitet dhe luftra te reja ne ballkan, sepse nuk ka shtet qe s’ka minoritete, ku vet Serbia eshte e mbushur plot e perplot me ta nga Medvegja dhe ri ne Subotice. Nese del ky propozim nga Serbia, vete Serbia do te ishte me humbese ne këte drejtim. Prandaj ky debat behet nga disa qarqe per cqellime te caktuara, per te acaruar situatan ne rajon. Ata qe jane te interesuar vertete per stabilitet duhet perqëndruar qe t ju jepen te drejtat me shume atyre qe jane te diskrimunuar, me kete rast shqiptareve etnik ne Luginen e Preshevës, sikur ne qe ju japin te drejt maksimale pakices serbe ne Kaosovë. Andaj Serbia duhet te marr mesim nga Kosova se si rrespektohen minoritet. Ne kurrënjehere nuk kemi ushtruar dhune apo t’ju ndalojme librat pakices serbe dhe asnjeherenuk kemi kercnaur apo frikesuar me aeroplane apo helikoptere pakicen serbe ne veri te Kosovës…”
Serbia me do lista ne Interpol po demton veten, duke u perpjekur të shantazhoj Kosoven dhe nderkombëtaret. Imagjinoni, kur Kosova neser te jete anetare e Interpolit, sikur te veje 10 mije serbe ne lista?!
Se a mandomni qe nje dite edhe Lugina e Presheves toe jete pjese e procesit te dialogut ne Bruksel , kesaj pyetje Haradinaj ju eshte pergjigjur se “nxerrja ne ekuivalence mes Lugines se Preshves dhe Veriut te Kosovës, nuk eshte e kalkuluar mire. Them keshtu sepse dihet Serbia eshte nje shtet me tradite qe pretetendon te jete anetare e BE-së. Por edhe Kosova tashme, si nje shtet dhe pse i ri ne Evropë eshte ne zhvillim e siper dhe ne rruge te mbare te integrimeve. Dhe kosova nje te afrem jo te alrget si anetare e BE-së dhe NATO-s. Besoj se edhe shqiptaret ne Luginen e Preshevës do te jene me te fort sikur ne para 1999 kur ishim te okupuar, ishim te forte, sepse e kishim Shqiperinë..Me nje fjale ceshtja e Lugines se Preshevës, tashme nuk eshte nje ceshtje e izoluar, vetem e Beogradit, por edhe nje ceshtje e mbare shqiptareve, madje edhe e nderkombëtareve”
Se cfare mendon per listat e gjykatave serbe me mera te lidereve dhe personaliteteve kosvoare derguar interpol-it ne vazhdim z.Haradinaj pohon se “keto veprime te Serbise jane te njohur jo veteme per ne, por edhe per nderkombëtaret, cka nuk ka mbetur me t’i besohet. Them keshtu sepse ato lista mendoj se nuk jane serioze, por me shume shantazhe por edhe sabotime ne kohen kur po jemk ne vlugun e dialogut me Serbine, per normalizimin e marëdhenive me kete shtet fqine dhe ne prag të anetaresimit te Kosovës ne Interpol apo UNESCO. Besoj se edhe nderkombëatret nuk jane aq naiv dhe i kane kuptuar keto lojera te qeverise serbe te cilat nuk jane te para, te njohura qe nga koha e Miloshevicit. Keto metoda te demoduara mendoj se nuk i ndihmojne as vete Serbisë sepse shifet qarte se keto behet fjale per abuzime dhe veprime tendencioze me shume me motive te politikave ditore.. Këto lojëra me lista te emrave duke ju iponuar Interpolit nga ana e Serbise jane te rrezikshme. Ju perkujtojme kur Kroacia futi mbi 5 mije serbe ne listat e Interpolit?! Imagjinoni, sikur neser edhe ne, Kosova kur do te jemi ne Interpol sikur te fusim 10 mije serbe?! cak do te bente atehere Serbia ?!…”
Ne fund kreministri shqiptar i Kosovës Ramush Haradinat ne kete bisede per agjencin e e lajmeve “Presheva Jonë” ka siguruar  qytetaret e Presheves dhe gjithe Lugines, se “shume shpejte do procedohet qeshtja e paisjes se keytzre qytetareve me shtetësine e Kosoves, cka ne nuk do te bejme dicka te veqant, thjeshte do ta zbatojme ligjin…”/ZgjohuShqiptar.al

loading...
Back to top button