Shkodra, Aristoteli i Shqipërisë
Sikurse dihet, Shkodra gjithnjë ka qenë e para në shumëçka. Duke mos nisur nga një rend kronologjik, ajo ka qenë e para e fotografisë, e para e operas, e para e shfaqjes kinematografike, e para ku është folur dialekti që mban i pari dokument e i pari libër shqip, vendi ku ka jetuar i pari shqiptar i nominuar për çmim “Nobel” në letërsi, Atë Gjergj Fishta si dhe vendi ku ka jetuar e vetmja laureate shqiptare e një çmimi “Nobel”, Nënë Tereza.






Shkenctari i madh i Greqisë së Lashtë, Aristoteli qe i pari që vuri bazat në studimin e çdo shkence duke filluar me fizikën (atomin), letërsiëne (artin poetik), biologjinë (lindjen dhe zhvillimin e njeriut) e sigurisht, filozofinë! Ai qe terziu i veshjeve që mbajnë akoma edhe sot “ngrohtë” shkencat dhe disiplinat e tjera nëtyrore e sociale.
Njëlloj si Aristoteli për botën, është edhe Shkodra për Shqipërinë. Pa Shkodrën, Shqipëria nuk do të ishte kaq e zhvilluar sot. Pa Shkodrën, shumë nga gjërat që sot na duken normale, nuk do kishin qenë kaq “në modë”. Pa Shkodrën…
Por pse të vazhdoj? Shqipëria e ka Shkodrën, prandaj le të gëzohët! Ky po që është fat!