Javët e fundit të sundimit turk në Shqipëri

Të hyrët e Shqiptarëvet në Shkup (gusht 1912) ishte një ngjarje që do
të kishte efektin mê të math për fatin e imperatorisë otomane dhe mê
tepër akoma për të katrë vilajetët arbëreshë. Kabineti i Haki pashës i
la vëndin Muhtar pashësë, i njohurë si liberal; puna e par’ e tij qe të
çojë një komision në Shqipëri, të përbërë prej tre Shqipëtarësh:
xheneral Ibrahim pashë Manastiri, xheneral Sylejman pashë Kolonja, dhe
Ali Danish bej Prishtina. Kishte dy vjet që Shqipërija s’kishte parë një
ditë qetësi. Munt të themi mê mirë katrë vjet. Konstitucioni tyrk i 23
korrikut, duke siellë një farë lirie relatife, kishte çelurë dhe
periodën e përpiekjevet, e përgjegjësivet, aktivitet binjak me zihije.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Tyrqit e rinj dëftehëshin pasanikët e të vjetrëvet, s’pranonin një
barasi të vërtetë për racat e tjera, s’kupëtonin dot që kombësija shkon
përpara fesë; nukë jipnin lejë që Shqipëtarët të kenë të drejtë të
mejtohenë për interesat e tyreve të racësë, të vështrojnë pritmin e tyre
dhe të pregatitenë. Ekspedicioni i Xhavit pashësë, mê parë, pastaj
ekspedicioni mê i math i Shevqet Turgut pashësë (1909 dhe 1910) u-bë me
një rebtësi dhe me një brutalitet të pa zakonshmë: katunde, kulla,
shtëpi u-doqnë; njerës u-vranë dhe u-varnë; të tjerë u-rahnë prej
ushtërisë në mes të sheshit, për të tmerruarë botënë, dhe, mê tepr’
akoma, për të thyerë sedrën e Shqipëtarit, të ati që nukë duron turp.
Inati i partisë militare zhon tyrke u-shfry, jo mbi reakcionarin dhe
konservatorin, po mbi atâ që donin një përparim të vërtetë, që vepronin
me klubin dhe shkollën, që interesohëshin në libra dhe gazeta.
Moti 1911 dhe fillesa e ati që vazhdoj, shkuanë me krye-ngritje, të
vogëla ose te mëdha, nga Preveza e në Shkodrë, nga Korça e deri në
Mitrovicë. Çetat e jugësë u mblodhë (korrik 1911) në Manastir të Ceposë
dhe qeverija tyrke, duke u-marrë vesh me Shqipëtarët, bindet të pranojë
të drejtat e tyre, të premtojë çeljen e shkollavet shqipe, lirin’e
mësimit shqip (premtimi i ministrit të Punëvet të Brëndëshme Halil
beut). Një gjallëri e re fillon për truallin t’ënë dhe klubevet,
shkollavet, nacionalistëvet u vjen një shpresë për ditë të lumhira, të
jenë të lirë të mprojnë vetëhen e tyre, të mos lenë të shkeletë kombi i
tyre.

Faksimile e artikullit të Mit’hat Frashërit (alias Lumo Skëndo), në revistën “Diturija”, Vol. IV, Nr. 1, janar 1929, fq.1
Faksimile e artikullit të Mit’hat Frashërit
(alias Lumo Skëndo), në revistën “Diturija”,
Vol. IV, Nr. 1, janar 1929, fq.1

Po qetësija prapë nukë zuri dot vënt. Që më 1910 disa Shqipëtarë nga
Kosova kishin kërkuarë një strehë në Mal të Zi. Motin e dytë kjo miqësi e
çuditëshme u-shtua edhe mê teprë, me ikjen e një shumice
Malsorëve të Shkodrësë: Kral Nikolla po e bënte shtrofkën e tij një
vënt hospitaliteti për Shqipëtarët, dhe çilte krahët e tij me njê gjest
plot dhëmpshuri e mëshirë që do t’i kushtonte Shqipërisë mjerime
të panumurtë. Mbas meje faji politik i parë dhe mê i math që kanë
bërë Shqipëtarët është këtâ të vajturët dhe të miqësuarët me Karadakun.
Kjo ngjarje mbet e pa vërejturë prej Shqipëtarëvet, dhe nuke pritetë
që Tyrqija t’i ketë dhënë no një importencë të madhe. Kryengritje e
madhe më 1912 në Kosovë, bashkë me kryengritjet e jugësë që u shumësuan
edhe mê teprë até mot, dhe sidomos të hyrët e Shqiptarëvet gadhnyës në
Shkup, po çilte një jetë të re, dukësh sikur lajmëronte një fitim për
kombësinë arbëreshe: të drejta me rëndësi po i njihëshin me një far’
autonomije në çështjet kulturore, administratife dhe ushtarake: tekdo
shkolla shqipe, me asnjë pengim; valinjt e të katrë vilajetëvet do të
bënin një sunim me gjuhën shqipe të njohurë si folmje të vëndit;
nëpunësit do t’ishin Shqipëtarë, dhe popullit po i jipësh rasje të
sigurojë mprojtjen e vëndit duke u-premtuarë një organizim ushtëror të
përshtatun me nevojat e tij. Ishte, në mos një autonomi e vërtetë, të
paktën një çqendrësim i mjaftë për t’i -dhënë lejë Shqipëtarit të ketë
ndërgjegje nga përgjegjësi e tij, të punojë me disiplinë për të mirën
shoqënore të tij dhe mbas nevojavet që i impononte qarktrethimi politik.
Vetëm, ky qok a do të realizohesh, a do të mirrnin trup dëshirat dhe
tendencatë?

Përpjekjet e popullit buzë Adriatikut dhe rrëzë Sharit po bënte edhe
armiqt’ e tij të çelin sytë. Katrë Shtetë të Ballkanit e
shikonin vetëhen e tyre si trashëgimtarë të Tyrqisë, i të gjithë tokësë
tyrke, bashkë me truallin që okuponte Shqipëtari prej mê shumë se dyzet
shekujsh. Edhe, në qoftë se kryengritja e fundit në Kosovë, të hyrët e
Shiqipëtarëvet në Shkup, konfirmonte të drejtat e këti populli dhe
proklamonte ekzistencën e tij, këto Jëvizje po shpejtonin edhe formimin e
aliancësë ballkanike, po i bënin të katrë armiqt’ e djeshmë të
bashkohenë për t’u-sulurë Tyrqisë. Rasja qe e mirë: Tyrqija dobëtuarë
prej një lufte së pa prerë që po mbante prej tre vjetsh (Shqipëri,
Tarabullus, Jemen), dhe kjo dobësi shtohësh mê tepr’ akoma nga
armiqësija nërmiet Anadollakë dhe Arbëreshve; sa pa u-bërë këta të
fundit fare zott e vëndit, sa pa u-njohurë prej bote që edhe ata munt
dhe duhet të gëzojnë një jetë shoqënore dhe shtetënore brënda në até
truall. Edhe kështu u-pregatit Lufta balkanike, e cila padyshim s’kishte
për të ngjarë pa rasjetë që zumë ngoje gjer tani. Në ato ditë që
Tyrqijé po pregatitte zgjedhje të ra për në parlament, që klubet e
Shqiptarëvet po shvillonin një aktivitet për të gjeturë deputetë me
aftësi të mprojnë të drejtatë me kaqë mundim të fituara, në ato ditë,
themi, na se ku alianca balkanike bëhet e njohurë me atitudën kanosare
që marrin të katrë aliatët dhe me pregatitjet’ e tyre për luftë.

Tivari në vitin 1863, kur ishte akoma një qytet shqiptar (si pjesë e Perandorisë osmane)
Tivari në vitin 1863, kur ishte akoma
një qytet shqiptar (si pjesë e Perandorisë osmane)

Bullgarija mobilizon ushtërinë më 17/3o të shtatorit, dhe Sërbija tri
ditë mê vonë. Po Tyrqija, ose autoritetet tyrq, kishin, mbase dhe vetëm
afektonin, një optimismë të verbrë, dukëshin sikur nukë besonin të
bëhetë luftë. Mahmud Shevqet pasha, ministër dhe xheneralissim, a
s’kishte thënë një herë, dhe jo shumë javë mê parë, se, vetëm me -’5 xhanderët e tij munt t’i japë një mësim, t’a bëjë tèrbie Bullgarinë?
Në Shkup gjendetë vali Galib beu, njeri i urtë e i mirë, dhe komandan
Ibrahim pasha, energjik e i drejtë, ay xheneral që kishte qënë dërguarë
këtu si inspektor bashkë me Ali Danish bejnë; po, as valiu as edhe
komandani s’besojnë se po pregatitetë një gjé e madhe, një ngjarje
fatale: thonë se këto janë blofe, një skajë ladre bixhosi që i aplikojnë
Bullgarisë dhe Sërbisë për gjith’ atë aparat military që shvillojnë.
Nga ana e tyre Shqipëtarët po e kupëtojnë seriozitetin dhe rëndësinë e
situatësë: janë sigur se lufta do të kërcasë, dhe forttë frikësuarë për
rezultatet e kësaj lufte. Tyrqija, duke marrë një siguri të rreme nga
Rusija, lëshoj ushtarët që kishte nën’ armë, dhe tani duhet të mbledhë
rekrutë të rinj, të thëresë redifët të martuarë dhe kryetarë familje, të
ftojë mustahfëzët e thinjurë. Edhe kjo mështiellje bëhetë pa një
regull, fort me gadale, me një vullnet të dobët, në mos dhe fare të lik:
Ushtërija tyrke është demoralizuarë, oficerët zëmrë-thyerë, jo vetëm
nga shkaku i goditjevet të tyre me Shqipëtarët, nga fitimi i malsorëvet,
po edhe nga zihjetë me shoku- shoknë, nga smiretë dhe armiqësitë që
kanë zgjuarë në shpirtin e tyre partitë ittihad dhe i’tilaf. Brenga e tyre është pse u-zbrit qevërija zhori-tyrke dhe hipi Muhtar pasha, pse fitoj ajo anë dhe u-rrëzua kjo e këtejme. Në debojet (magazitë
militare) të Shqipërisë nuk’ ka armë, as municione; ato që vijnë janë
plot gabim adrese: armët vijnë më një qytet kur municionet drejtohen në
një tjatrë; municionet e topavet ven atje ku s’ka asnjë top. Komandani,
Ibrahim pasha, thotë se Shqiptari s’ka nevojë për armë: ata që hyn’ në
Shkup dy muaj mê parë qenë të gjithë me pushkë, dhe ishin njëzet mijë.
Haron se një komitë, një kryengritës, lufton me armë të ndryshme, me
municione laramanë, kur se ushtari i regullshmë lyp një armatim uniform.
Edhe nga çdo qytet i Shqipërisë kërkohen mauzere, fishekë, me telegrafë
të pareshturë, me insistencë, ndoshta dhe me një lakmim të shkakëtuarë
prej çarmatimit të rebtë të motit 1910.

Katër vilajetet shqiptare rreth vitit 1878
Katër vilajetet shqiptare rreth vitit 1878

Po, ç’do të jet atituda e Shqipëtarëvet? Në këtë zjar që po
ndizetë çë udhë do të mbajnë? Sërbija, sulmuësi imediat i Shqipëris’ së
veriut, i jep një rëndësi të veçantë kësaj pyetjeje, dhe qeveri e
Belgradit beson, ose të pakën bën sikur beson, se Shqipëtarët s’do të
luftojnë kundrë batajonëvet shqeh, nukë do të bashkëpunojnë me taborët e
Tyrqisë. M’at’ anë kufisë, që riga Zibefça e në Tunë, ky besim është
fort i përhapurë, oficerët janë sigur. Pushtuësit e Nishit dhe të
Vranjës, shtypësit e elementit arbëresh të atyre dy krahinave të gjera,
dëftejnë një optimism të madhe. Eshtë vërtet se ngjarjet e fundit kan’
ndryshuarë mentalitetin e visevét tanë, kanë siellë disa elemente të
rinj, faktorë të jashtmë, në balancët psikologjike: Shqiptarët jan’
afëruarë me shqehtë, në veri, me Grekët në jugë. Mal-i-Zi çel kufin’ e
tij dhe u-zgjat një kafshat bukë; Sërbija me intrigat e saj të hotel
Turatit (në Shkup) tërheq drejt Belgradit do shpresa, pa numuruarë dhe
disa të ikurë qe venë kërkojnë strehë në veri të Zibefçësë; Greqija jep
armë për kryengritje! Në këté ndryshim rolin mê të math e lot siellja e
Tyrqisë në këfa tre vjet të fundit, mizorit e bëra, e keqja dhe
kt’qësija e dëftyerë. Në i zënshin besë një observatori të huaj, një
Ojermani, vetëm ngjarjet e motit 1910 i kushtuanë Shqipërisë 500 të
vrarë, 100 të plagosurë, 100 të burgosurë, 20 të varurë, një tok të
tjerë të ikurë jashtë kufivet, kur se 147,525 armë u-mblodhë nga populli
prej ushtëris’ s’operacionit, e cila, nga ana e saj, humbi një qint të
vrarë dhe nja dyqint të plagosurë, dhe shpenxime sa për një luft’ të
vërtetë (një miliunë lira). Perspektiva duket e errët dhe çqetësimi i
math që mbretëron kupëtohetë lèhtë: një trap i gjërë është çelurë
nërmiet sunimtarit dhe të sunuarit; tani e vetmeja organizatë militare
që ka në vënt – ushtëri e Tyrqisë – nukë j’a zgjat dot dorën së vetmesë
fuqije që ekziston në vënt, Shqiptarit. Fuqija mê e madhe akoma otomane
po mblidhetë për t’i bërë ballë armikut mê të fuqishmë dhe mê të afrët’
të saj, Bullgarisë, vasalit të djeshmë. Kufit e Shqipërisë gjendenë po
thua se pa mprojtje, me një fuqi të pamjaftë, të shkatëruarë moralisht,
të papregatiturë materialisht. Atëhere të mundurit e Tyrqisë është fare
gjé e sigurtë, dhe vjen pyetja: Ç’do të bëhetë Shqipërija? Që të pakën
tre prej të katrë besëlidhurvet, kanë qëllim drejt për drejt kundrë
truallit të këtyre Shqipëtarëve, s’ka as mê të paktin dyshim. Është një e
vërtetë që e sheh edhe optimisti mê i verbrë. Atëhere? Atëhere?

Trupat malazeze duke hyrë në Shkodër në vitin 1912
Trupat malazeze duke hyrë në Shkodër në vitin 1912

Pa një organizim, pa një fuqi, pa një mpshtetje morale, pa
një pregatitje të vërtetë çë ësht e mundurë të bëhetë? Edhe përpara këti
horizonti plot shtërgatë dhe rrezik, komiteti shqiptar, Shoqëri e Zezë!, i
vetëmi që ka një vulë, drejton një letrë konsujvet të fuqivet të mëdha
në Shkup, një lajmërim për t’u njoftuarë se populli merr armët, jo si
ushtar tyrk, po për të mprojturë truallin e gjyshvet, me qënë se Shtetët
e Ballkanit lakmojnë copët e Shqipërisë, pregatiten në luftë për të
imponuar’ influencën e tyre në këtë tokë, ose për të çkëputurë pjesët e
këti vëndi, t’ i aneksojnë në Shtetet e tyre. Letra shton se, sidoqë të
jetë rezultati i kësaj përpiekjeje, vëndësit e ligjëshmë, Arbëreshët,
nukë do të pranojnë asnjë ndryshim mbi tanësinë tokësore të tyre. Një
manifestim platonik kur realiteti mvaretë nga fuqija brutale dhe fatale e
pushkësë dhe e topit. Është vërtet se akoma s’ka deklaruarë luftë as
Bullgarija, as Sërbija, as Greqija, as edhe Mal-i-Zi. Tyrqija, mbi
ultimatumin që merr, çpall luftë më 4/17 të tetorit, të tri mbretërivet
të para. Po Cernagora, i duhishmi dhe dinak Nikolla, Nikita i djeshmë,
nukë prêt këtë datë, dhe, tet ditë mê parë, shtie topin e parë vetë
kundrë Deçiçit të Shqipërisë. Ohe ajo që _çudit është se Malsorët
Shqipëtarë dhe katolikë po e prijnë Shqaun kaur në këtë mësyjtje
të tokësë shqiptatare. Problem tragjik, inkonshiencë e tmerrshme,
ngjarje që të bën të humbaç toruan, të mos dish mê cila është logjike
dhe cila është në kundrështim me arsyenë, të harrosh të mundëshmen dhe
atë që të duket e pa mundurë. S’ka dyshim se pa shkuarë shumë do të
dilnin në shesh pemët e hidhura të kësaj aliance së rreme nërmiet
Shqipëtarë dhe Malazesvet. S’dimë çë mejtoj dhe çë mejton ndërgjegja e
disave që ushqyenë, në mos dhe e eksploatuanë, këté bashkëpunim, që, me
hir’ a pa hirë, lehtësuanë një akt hostil të armikut të racësë shqiptare
kundrë Malsinavet dhe Shkodrësë. Për mua do të ishte një botim i
vërejshmë – dhe padyshim një tragjedi mê madhështore se ato të Eskilit
ose të Shakspeare-it – ay që të na rrëfejë me hollësina, me anekdota, në
një mënyrë sinqere, ngjarjet e vitevet 1908-1912 në Shqipërin’ e tërë,
me influencat që pranuanë, me rolin e lojturë prej kujtdo që pati një
gisht në ato punë, pa na pshehurë gjë nga qëllimet që shkakëtuanë aktet e
tyre. Sot akoma shumë prej këtyre njerësve janë gjallë, dhe munt të
flasin ose të shkrojnë; nesër goja e tyre do të jetë mbyllurë dhe brezat
e arthmë s’do të gjejnë as mê të voglën shkëndijë për të ndrituar’
evenimentet e kësaj periodè, kaqë me rëndësi për rrojtjen t’ënë të sotme
dhe të nesrëme. Është vërtet se kushti i parë mbetetë ditja dhe njohja e
së vërtetësë, të ndjejë njeriu pse ka vepruarë në këtê ose në atë
mënyrë.
Shumë njerës ecin më kot, pa kandil në dorë, dhe do të tjerë nukë
mundin të rrëfejnë të vërtetën. Arrin në Shkup Mahmud Hajret pashë
Jella, si komandan i kufivet malazese, burrë plak, i plakurë, dhe tani
mê i aftshmë për lëçitjen e mesnevisë, për të rrëfyerë histori
dhe ngjarje të kandëshme se sa për drejtimin e operacionevet luftarë. Me
të ardhurë i telegrafon Stambollit të dërgojë njëzet mijë pushkë. Nga
të katr’ anët e Shqipëris’ së veriut vijnë telegrafë ku populli,
malsitë, kërkojnë pushkë. Kësaj vegle, që nga operacioni i fundit, i
është shtuarë çuditërisht vlefta morale dhe materiale, është bërë një
send që kërkohetë me një fare dashuri mistike. Në Shkup organizohetë një
miting për luftë, si edhe në shumë qytete të Tyrqisë, manifestime pa no
një dëftesë të madhe në rasje të tilla, kur imazhinata ësht’ e
eksituarë, kur një fjalë e thënë pas sirkonstansavet të orësë arrin për
të shkrehurë një lëvizje të madhe, aqë mê lehtë sa mê teprë platonike
dhe pa përgjegjësi të jetë. Edhe qyteti po merr çdo ditë mê teprë
fytyrën dhe gjyrën e një ushtrore së madhe, po edhe të çregulluarë:
ushtarët janë të përhaptirë, bashi-bozukët, vullnetaret, janë të pa
organizuarë: s’ dihet kush vjen dhe kush ikën, s’ kupton i madhi të
voglin – ca mê pakë i vogli të madhin, – nukë njeh qeni të zonë, që
thotë fjala e popullit. Rreth pallatit të qeverisë, të hyqymetit, në atë
breg që rrëfen padyshim akropolin e moçmë, një sasi e madhe qé dhe
qerresh janë pirgosurë, gjysmë të haruarë, kafshët të lëna pa ushqim.
Në këté kaos elementi jo shqiptar, Bullgarët dhe Sërbët, gjer
die armiq për vdekje dhe sot si me influencën e një magjije të
bashkuarë, rrinë të mështiellë, në shpresë të gjerë, po edhe në frikë të
madhe, pa qënë sigur nga rezultati i kësaj përleshjeje. Në tren të
udhës’ së hekurtë, nga Sofja në Nish, një Grek më dëftente skepticismën e
thellë të tij, mos besimin që kishte kundrejt luftësë dhe kujtonte
fushatën e Thesalisë, aqë fatkeqe për Greqinë. Prej dy veve që përpiqenë
pa dyshim njëra do të thyhetë, po nukë dihetë se cila. Kupëtohetë vetiu
se mungesa e çdo programi, e regullës mê elementare në ushtërinë tyrke,
duket të shtojë shpresatë dhe besimin e aliatëvet. Oficerë të vjetrë
tyrq thonë se, në kohë të sulltan Hamidit ushtërija otomane kishte një
vleftë reale, një mbeturinë prej ati instrumenti që kishte qënë – i
vetëmi në botë në ata shekuj – në periodën e parë të dinastis’ s’
Osmanit, jo pse kishte vegla të mira, armë moderne, municione, po pse
kishte disiplinë. Revolusioni i zhon Tyrqvet e tronditi krejt atë godi
të moçme dhe kryengritjetë shqiptare i shkulnë themelin. Tani një
mosbesim nga çdo anë, për çdo send; një mungesë komplekte hierarshie.
Edhe komandani i kufisë malazezë, Mahmud Hajret, pasha nisetë për në
Ipek (Pejë), pa armët e kërkuara: “Njerës do të gjenj në vënt, thotë.
Shqipërija nxjer luftarë; po jo armë”. Disa qint pushkë që erdhë i
muarrë do krerë që besojnë se, me vetëdashës, do të nxjerrin një fuqi:
Ajdin Draga merr shtatëqint mauzerë, Hasan Prishtina aqë të tjerë.

Në disa qytete, Mitrovicë sidomos, janë formuarë komisionë prej
parësis’ së vëndit, për të shpejtuarë dhe regulluarë mbledhjen e
redifëvet dhe.të vetëdashësvet,’ dhe, puna e par’ e tyre është të
kërkojnë armë, të heqinë telegraf mbi telegraf, të çelin një
korespondencë unileterale, pa përgjigje. Në deboj të Mitrovicës një
nëpunës zbuloj nj’ a dyqint mauzerë, nënë tefterë të vjetrë dhe vandakë
këpucësh: në pak’ orë këto armë ndahenë, shkepenë, dhe burra të gjatë,
tipe të shëndosh e të bukurë, nisenë, të gëzuarë prej mauzerit që kanë
mbi sup. Nga Ipeku, nga Berana, nga Jeni Pazari vijnë vargje të gjatë
qerresh me dy rrota të larta, të hequrë prej dy qeve të dobët, miete
bartje të vogla, foshnjarake; se cila syresh merr vetëm pês’ arka
fishekë, dhe bën pêsë ditë, vajtje dhe ardhje, në baltë të udhësë, në
gadalsi të shtazëvet. Edhe në Mitrovicë gjendenë disa mijë arka fishekë.
Një trup i voglë vetë-dashës ka hyrë brënda në Sërbi, nga Zacvradi, ku
padyshim s’gjen asnjë kundrështim, me qënë se nuk’ është ballë Lufte,
dhe djek dy katunde.

Kjo ngjan tri ditë mbas deklarimit t’armiqësivet. Po, edhe pa shkuarë
shumë dëgjohenë lajme çqetësonjse, thonë se Prishtina gjendetë në
rrezik, me që ushtrija në Prepollac, mbi kufinë sërbe, nukë ka fuqi të
mjaftë. Ferhat Draga me atâ tetëqint vetëdashës – ose ushtarë, se këtti
s’ka shërbim ushtërije të regulltë – nisetë për në Jeni Pazar, dhe dy
ditë mê pastaj plaku Bahtiar pasha, me dyqint veta të tjerë, drejtohtë
për n’atë krahinë. Gjindja e qytetit del dhe përciell ata që marrin
udhën e luftësë, po entusiasma, mê mir’ akoma atituda e tyre, e pikëllon
njerinë. Tani edhe një lajmë fare e keqe: Berana ka rën në dorë të
Malazesvet, ushtrija është hequrë në Ipek; Bajram Curi me njerëzit e tij
që luftonte në Gusinë, edhe ay është hequtë në grykë të Deçanit. Jeni
Pazari s’duketë fare i mënasuarë, vetëdâshësit japin Lajme pa no një
alarmë. Vetëm ana e Prîshtinë dhe Shkupit rrëfehetë në situatë të keqe,
sadoqë edhe Jufta e Kumanovës, thyerja dhe shkatërimi i math, akoma s’ka
ngjarë.
Tetëqint njerës të tjerë po nisenë, me Nexhib Dragën, nga Mitrovica
për në Prishtinë. Isa Boletini, me nj’ a dyqint veta, shkon për në
Kulinë, ku gjendet edhe i nipi, Tafili, të cilit i është dhën’ urdhrë të
lerë Zavradin dhe të vejë në Kulinë, si një mprojtje Prishtinës. ·Edhe
gjithë pyesin: A hyn në punë, a ka kohë akoma? Demoralizimi duketë të
jet’ i përgjithshëm, i shpejtë, mê i shpejtë nga sukseset dhe fitimet e
aliatëvet. Çdo njeri që flet dhe që e ndjen vetëhen të zotin t’u
komandojë një grusht njerësve, bëhetë komandan. Komandan të vërtetë s’ka
në shesh: livaj, feriku është bërë një me bashibozukun, ndoshta dhe i
pari sheh nevojë të marrë nga i dyti mësime taktike dhe strategjije. Një
rrëmujë pa shëmbllë. Çdo krahinë, çdo kaza, kërkon të mprojë tokën e
saj, pa no një dijëni mbi ecjen e përgjithëshme të operacionit. Po edhe a
ekziston no një dijëni e tillë? Kur se Shtetët e vegjël balkanikë janë
mejtuarë prej kobe mbi mënyrën dhe mietet e luftimit kundrë Tyrqisë, kjo
e fundit a ka pregatiturë no një plan të tillë? A po situata e sot me,
pozita e Shqipërisë, eksigjencat e Shqipëtarëvet, mungesa e një
bashkëpunimi dhe shtuarja e mosbesimit, bën që të mbetetë shterpë çdo
zbatim piani, makar për në këte ballë të luftësë? Faktorët sigurisht
janë të shumë, dhe shkaku kryesor do kërkuarë ne kryeja fare, ne kjo
administratë tyrke që ecën pa fener në dorë. Në Ipek puna ka marrë një
fytyrë tragjedije makabre. Qyteti është mbushurë me ushtarë të thyerë,
të prishurë, të demoralizuarë, pa vleftë morale, as fizike. Rugatë
nxijnë syresh; dyqanët, kafenetë, hanetë janë mbushurë. Eshtë një kopé e
madhe njerëzish pa bari, që ecin si në ëndrë, pa ndërgjegje të
realitetit. Jan’ nizamë dhe redifët e prishurë në Berarrë, të mbledhurë
këtu si në një spital të gjerë. Komandani Mahmut Hajret pashë Jella
rrëfen një optimism të remë. Lajmeja përhapetë se Qaf’ e Diellit që
ishte zaptuarë prej Malazesvet, tani ka rrënë prapë në duart’ të
Shqiptarëvet, ajo Qafë që është pika mê strategjike në Grykë të
Rugovësë, nërmjet kufisë dhe qytetit. Janë redifët e Prizrenit, taborët e
Zhubës që po luftojnë atje, kur në grykët tjatrë, në atë të Deçanit, po
qëndrojnë Krasniqët, Nikaj dhe Mërturi, Hasi. Marrja prapë e Qafës’ së
Diellit ka një kuptim të math, dëften se nuk’ është krejt fikur’
energjija aktife ne populli, kur fuqija zyrtare dhe e organizuarë,
ushtërija, nuke merr no një pjesë.
Mjerisht ishte një lajmë që nukë do të mbante shumë: tërë atë mbrëmë
kur populli, në një pa ndërgjegjsi të çudiçme festonte një fjalë të
hapurë mbi rizaptimin e Pllavësë, duke zbrazurë me mijra fishekë – që
munt të hynin më një punë mâ të dobishme – në atë orë, të lodhur e të
këputur, vijnë ata që po kthehëshin nga Qafa e Diellit! Pa hedhurë asnjë
pushkë, pa pësuar asnjë mësyjtje nga ana e armikut, pa humbur asnjë
njeri, pa derdhur asnjë pikë gjak, redifët, duke mas dëgjuarë dhe mas u
bindurë fjalëvet të oficervet tyre (oficerë rezerve, me të vërtet)
ishinë tërhequrë se kishin mardhur natën, kishin nevojë për bukë! Edhe
të nesërmen Rugova e tërë, me kalarnanj dhe gra, me dhitë dhe raqet e
tyre, po unjësh në qytet, kryeulët, ngarkuar me pikëllim, dishpruarë. Në
fytyrë të çdo ushtari, të çdo oficeri këndohet një fatalismë: Lufta
ësht’ e humburë. Çdo nizam, çdo i graduarë dëften me atitudën e tij
indiferencën e demoralizuarë, mos-marrjenë pjesë në këtë rrëmujë,
fatalitetin që peshon mbi shpirtin e tij, zëmrëthyerë. Kujt, pra i takén
mprojtja e këti trualli, kur një armik jetik po e qarkén në një rreth
shtrëngonjës? Një komision po vepron, mbledhurë në pemanencë në kullë të
Jashar Pashësë, një godi e fortë, prej guri të latuem, e ngushtë dh’ e
gjatë, çdo penxhere e saj bërë për luftë, për të vrarë.

Kryetar është Zejnel bej Mahmutbegolli. Një tok parësi dhe krenë të
tjerë, bajraktarë. Që në mëngjes e gjer afrë mesnate ky komision
bisedén, bën sikur mejtohetë dhe merr masa. Një ditë vjen atje prifti
katolik i qytetit që kërkén armë për famulltarët e tij; të nesërmen
Koxhabashi i Shqehvet vjen e siell njëzet lira, një dhuratë e
komunitetit ortodoks për komisionin. Një mbledhje e madhe bëhetë në
sheshin e gjelbrë, mbi qytetin, n’ atë vënt ku duketë udha drejt Grykës’
së Rugovësë, ngaha mbase nesrë do të zbresë shqahu. Kryetari i
Komisjonit merr fjalën, rrëfen situatën kritike, tregén që s’ka no një
shpresë ndihme prej no nj’ ane, dhe përpara kësaj gjendjeje së zezë
duhetë bërë nonjë sforcim i fundit, një therori supreme. Herat e tjera,
në rasje të tilla, mësonj se populli gumxhitte, zëret ngrihëshin nga çdo
anë, bërtimet luftare dhe entusiasmat buçitnin në mënyrë konkrete, mé
veprë dhe me vullnel veprimi. Këtë radhë haranga e Kryetarit s’ gjeti
asnjë jeh, nukë zgjoj asnjë gjest.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
               Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

loading...
Back to top button