Kush i zbuloi planet shoviniste greke në Konferencën e Paqes?
Shpëtuam për pak...
Letra e Konicës për Nolin ku i rrëfen për planet e grekëve që do të prezantohen në Konferencën e Paqes
Në Romë, hotel Russia
Më 26 të gushtit 1920
[Letër Fan Nolit]
At V. Çamëçia me At Vasil Markon u nisnë die për Brindisi, si pas fjalës që kishit. At Markon e pashë shumë të egërsuar; më tha At çameçia sa frikë që ay mos përsëriti zëniet e Amerikës. At çameçia i bie pas, po me gjysmë zëmër. Do të ish mirë të vijit këtu sa më shpejt – se, edhe në mos daçi hë-për-hë me ta edhe të shkruani impresjen e spicave t’atij arrivistit pa turp, Kol Tromarës.
Përandaj po ju komunikoj juve një lajm me rëndësi nga një burim diplomatik grek i sigurtë: Greqia ka gatitur një memorandë për Konferencën e Paqes, ku do të provojë se Shqipëria është bërë një vatrë paislamikeedhe një sukursalë e Mustafa Qemalit.
A bon entendeur, salut!
Mbetem juaji me zemër,
Faik Konitza
P.S-Nuk so t’ish mirë të shkojnit me t’im vëlla në Tiranë, të rijit ca ditë e hapjit pakë sytë mi katastrofën ku na shpien?
© | Xh. N