Tre gola për tre pikë, Shqipëria shkatërron Andorrën (VIDEO)

Shqipëria ka shkatërruar Andorrën me rezultatin 0-3, duke marrë pikët e para në kualifikueset e “Euro2020”. Kuqezinjtë tanë harruan humbjen kundër Turqisë dhe u rikthyen te rezultatet pozitive, duke dominuar në çdo aspekt një rival si Andorra.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ndeshja nisi mirë për tanët, pasi që në sekondat e para, Uzuni goditi traversën. Në minutën e 21’, Sadiku përfiton nga një gabim trashanik i portieri Gomesh dhe shënon me portën e boshatisur. Pas këtij goli, kuqezinjtë tanë qarkulluan topin, duke ulur disi ritmin.

Bulku aktivizon sulmuesin Balaj në pjesën e dytë dhe është pikërisht shkodrani ai që shënon golin e dytë. Pas një gabimi në mbrojtje, Bala shënon i vetëm përballë portierit. Do të kishte kohë dhe për një gol të Abrashit në sekondat e fundit të sfidës, duke vendosur rezultatin final 0-3 në favor të kuqezinjve të Shqipërisë.

Kualifikuese Euro 2020

Andorra – Shqipëri 0-3
Sadiku 21′, Balaj 88′, Abrashi 90+4′

Kartonë të verdhë: Lima 5’, Klemente 59′, Martinez 73′, Gomesh 82′

Andorra: Gomesh, Martinez (Alaez 73′), Vales (Pyjol 84′), Rebes, Lima (c), Viera, Klemente (Sevos 67′), San Nikolas, Rubio, Lovera, Rodrigez Trajner: Koldo Alvarez

Shqipëria: Berisha, Hysaj (c), Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Basha (Memushaj 87′), Xhaka (Abrashi 67′), Kaçe, Grezda (Balaj 70′), Uzuni, Sadiku Trajner: Ervin Bulku

EPISODET

90+4’ Goool Abrashi, 3-0 Shqipëria. Memushaj ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi, por portieri e ndal. Megjithatë, topi shkon të Abrashi, i cili shënon me kokë.

88’ Goooool Shqipëria, shënon Balaj. Sulmuesi është i vëmendshëm dhe përfiton nga mbrojtja vendase, duke rifituar një top dhe duke e parë veten të vemtëm përballë portierit. Gjuajtja e tij me të djathtën ndalet në rrjetë. 2-0!

53’ Nuk dorëzohet kapiteni kuqezi, rifutet në lojë i fashuar

50’ Përplasje e rëndë mes Hysajt dhe një lojtari kundërshtar, shqetësohet Bulku, që nxjerr në nxehje Kristi Qosen

46’ Pa zëvendësime pjesa e dytë, Bulku i beson formacionit fillestar

45’ Mbyllet pjesa e parë, goli i Sadikut vendos

44’ Kaçe ka mundësinë të shënojë me anë të një goditje dënimi, por gjuajtja e mesfushorit shkon mbi traversë.

21’ Goooool Shqipëria, shënon Sadiku. Një gabim i portierit shfytëzohet mjaft mirë nga numri 10, i cili shënon me portën e boshatisur. Jemi në avantazh!

19’ Rrëmujë totale në zonën e Andorrës. Basha harkon në zonë, top i cili devijohet dhe shkon rrëzikshëm drejt porrtë. Grushton portieri dhe këndore për kuqezinjtë

4’ Fillim i vrullshëm i tanëve. Uzuni godet traversën, ndërsa Grezdës i mohohet një penallti e pastër. Dominim i kuqezinjve në minutat e para

loading...
Back to top button