Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Mbyllet takimi Francë-Shqipëri, pak momente për t’u kujtuar | My CMS

Mbyllet takimi Francë-Shqipëri, pak momente për t’u kujtuar

Ka përfunduar me një humbje të thellë për Shqipërinë në stadiumin “Stade de France” takimi mes Francës dhe Shqipërisë, i vlefshëm për javën e 5-të të grupit H kualifikues të Euro 2020 me rezultatin 4-1.

Franca shënoi dy gola në pjesëne parë nga  sulmuesit, Kingsley Coman dhe Olivier Giroud ndërsa golin e tretë ndaj Shqipërisë në minutën 68′ e ka shënuar Kinglsey Coman pasi një top i del në zonë dhe kompleton një dopjetë të tij në këtë ndeshje.

Por mesa duket Franca donte të merrte maksimumin nga kjo sfidë pasi në minutën e ’85 shënoi golin e 4, Ikone.

Ndërsa kuqezinjtë arritën të shënojnë vetëm një gol në fund të takimit, të ashtuquajturin “goli I nderit’.

Kujtojmë se ky takim nisi edhe me një gabim trashanik pasi kur ishte moment që do të këndohej himni shqiptar, në sfond u dëgjuar një himn tjetër dhe për këtë futbollistët tanë nuk pranuan të vazhdonin lojën pa dëgjuar himnin e tyre.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button