Parakushti për hapjen e negociatave sipas një analize të DW

Deutsche Welle shkruan në një analizë të sajën se “dialogu politik mes palëve” është rekomandim prioritar për Shqipërinë dhe nëse nuk ka dialog mund të cënohet hapja e negociatave.
“Që Shqipëria të arrijë të ketë zgjedhje konform të gjitha standarteve ndërkombëtare dhe demokratike lypset dialogu dhe bashkëpunimi qeveri- opozitë. Por tani për tani ai duket ende larg. Opozita jashtëparlamentare ka paralajmëruar rifillimin këtë muaj të protestave për të rrëzuar kryeministrin Rama si rruga e vetme sipas saj, për të nxjerrë vendin nga kriza e gjatë politike. Nëse opozita rifillon protestat e saj antiqeveritare për të rrëzuar Ramën, mision që nuk arriti ta realizojë me protestat 5 mujore shkurt-qershor, ky do të jetë vijim i dështimit të kompromisit dhe uljes në tryezën e bisedimeve dhe pritet të ndikojë negativisht lidhur me vendimin për hapjen e negociatave”, shkruan DW.
Një ditë më parë gjermania DW shkruante se java që po vjen do angazhojë intensivisht deputetët e CDU-CSU me “krizën shqiptare”
Analizën e plotë mund ta lexoni KËTU