Kledi Kadiu dhe “RAI 5″, dokumentar për baletin shqiptar

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto do të presë në një takim, në datën 16 qershor 2011, ora 09.00, artistin e njohur shqiptar dhe Ambasadorin e Kombit, z. Kledi Kadiu  shoqëruar nga një grup produksioni të Radio Televizionit Italian “RAI 5”.

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve që  Ministri Haxhinasto ka zhvilluar me diasporën shqiptare në Itali, sidomos me figurat më të spikatura, për t’i nxitur dhe mbështetur ata në një rol më aktiv në fushat ku kontribuojnë për promovimin e vlerave kombëtare të  popullit shqiptar dhe forcimin e imazhit të Shqipërisë.

Z. Kadiu vjen në Shqipëri në krye të  këtij ekipi televiziv për të realizuar një dokumentar dedikuar shkollës shqiptare të baletit dhe disa balerinëve të  njohur dhe shumë të talentuar shqiptarë si Eno Peçi, Gentjan Doda, Evis Nezha etj, të cilët performojnë në  skenat e teatrove më të shquara, jo vetëm në Itali por në të gjithë Evropën.

Dokumentari televiziv prej 30 minutash, i cili pritet të shfaqet në vjeshtë 2011, në kanalin prestigjioz italian RAI 5, do të përcjellë një imazh pozitiv për Shqipërinë, akademinë e shkollës artistike shqiptare dhe artistëve të saj kudo ku ndodhen, tek teleshikuesit e një vendi fqinj në të cilin jetojnë, punojnë dhe shkollohen afro 500 mijë emigrantëve shqiptarë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...
Back to top button