Ka patur shkëmbim kromi mes Shqipërisë e Kosovës?

I nderuar lexues!Nje varg paraqitjesh kromatike në formë thjerrëzore te tipit Alpin ne Kosoven jugperendimore jane pjese e nje serie te vendburimeve lineare, qe vazhdojne dhe ne Shqipëri. Nga fundi i Luftes se II Boterore deri ne vitin 1956 ne Kosove, xeheroret e kromit shfrytezoheshin ne fillim nga miniera e Gjakoves dhe drejtpersedrejti transportohej në Shqipëri per trajtim. Kur xeherori u shterrua, Kosova filloi te importoje nga Shqipëria 30 000 – 50 000 t/vit kromite. Kjo gje u nderpre kur impjanti u mbyll ne vitin 1991. Përsa i përket pjesës së dytë të pyetjes suaj, kromi (prejardhja e fjalës do të thotë “ngjyrë” – dhe lidhshmërinë me kromin e kanë shumë ngjyra dhe shpesh përdoren si pigmente për ngjyrë dhe llak) është një element kimik i cili në sistemin periodik e gjejmë me simbolin Cr dhe radhitet me numrin 24.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT