Çfarë është Megali Idea?

I/E nderuar lexues!Megali idea (Ideja e madhe) është platformë politike e qarqeve shoviniste greke që synonte, duke filluar prej fundit të shek. XVIII, krijimin e një shteti të madh grek në kufijtë e Perandorisë Bizantine ku do të përfshiheshin edhe troje të banuara nga popullsi të tjera ballkanike (shqiptarë, maqedonas, bullgarë etj). Si platformë politike shtetërore Megali Idea u ngrit në Asamblenë Kombëtare të Greqisë (1844), kur kryeministri J. Koleti e shpalli atë themel të ekzistencës politike të Greqisë.Gjatë shek. XIX dhe në fillim të shek. XX nga Megali Idea u frymëzuan qarqet drejtuese të Athinës në marrëdhëniet ndërkombëtare duke mbajtur qëndrim agresiv ndaj popujve fqinjë të Ballkanit. Në fillim të shek. XX shovinistët grekë u orvatën ta realizonin Megali Idenë në Shqipëri nëpërmjet të ashtuquajturit Vorio-Epir, përkatësisht aneksimit të krahinave të Korçës dhe të Gjirokastrës por që këtë nuk ja arritën dhe sdo ja arrijnë kurrë./zgjohushqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT