Markoviç pranon ftesën për vizitë në Kosovë, por thotë se demarkacioni nuk ndryshon

Podgorica zyrtare ka konfirmuar ftesën e kryeministrit Ramush Haradinaj që homologu i tij malazez Dushko Markoviç të vizitojë Kosovën.Mediat nga vendi fqinj njoftojnë se data e vizitës së kreut të qeverisë malazeze do të caktohet ndërkohë.Sërgjan Kusovac, zëdhënës i qeverisë malazeze, ka thënë se dy kryeministrat janë takuar mbrëmë në Bruksel.Kryeministri Markoviç me këtë rast kolegut Haradinaj i ka thënë se në lidhje me demarkacionin e kufirit qëndrimi i Qeverisë së Malit të Zi nuk do të ndryshojë dhe i ka bërë thirrje Kosovës që ta miratojë në Parlament marrëveshjen që është edhe nga adresat më të larta në Bruksel dhe Uashington”, ka thënë ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT