Çfarë dihet nga historia e Kotës?
I nderuar lexues!Kota është një fshat në rrethin e Vlorës, gjatë rrugës Vlorë-Tepelenë, në bregun e djathtë të lumit Shushica. Është qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Petë e Vllahinë. Kota ka histori të hershme. Dëshmohet si vendbanim i vjetër ilir. Buzë Shushicës është zbuluar një varrezë ilire ku janë gjetur objekte të ndryshme, si dhe monedha me mbishkrimin Amantia.Më 1920-n, për disa ditë rresht aty është zhvilluar një nga luftërat më të ashpra për dëbimin e pushtuesve italianë. Deri më 1970-n kishte drejtim kryesor blegtorinë, më pas prodhimin e drithërave e të lulediellit. Vendin kryesor në blegtori e ka zënë dikur rritja e gjedhit për mish./zgjohushqiptar.info