Filloi zyrtarisht mësimi i gjuhës shqipe nëpër shkollat fillore të Turqisë (VIDEO)

Ministria e Arsimit kombëtar te Turqisë vitin e kaluar kishte vendosur në programin arsimor për vitin e ardhshëm gjuhën shqipe dhe boshnjake si lëndë zgjedhor duke nisur që nga klasat e 5-ta.Dy gjuhët, e miratuara nga Bordi i Arsimit dhe Edukimit do të jenë lëndë me zgjedhje duke filluar nga klasat e pesta.Programi mësimor i gjuhës shqipe dhe boshnjake, pasi u përgatit dhe u vlerësua edhe me kontributet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Bazë të Ministrisë së Arsimit, u paraqit në Kryesinë e Bordit të Arsimit dhe Edukimit të Turqisë.Pas procesit të vlerësimit të programit kanë nisur punimet për përgatitjen e teksteve mësimore.Pas punimeve të plan-programit sot zyrtarisht u mbajt ora e lëndës shqipe në një shkollë fillore në Izmir të Turqisë.Përmes një postimi në facebook, Drejtori i Qendrës Kulturore të Diasporës së Kosovës në Stamboll, z. Kamil Bitiş njoftoi se sot zyrtarisht ka filluar mësimi i lëndës së gjuhës shqipe në shkollat fillore të Turqisë.Ja postimi i plot i Bitiş-it:“DITË E RËNDËSISHME PËR SHQIPTARËT NË TURQI.TÜRKİYE’DEKİ ARNAVUTLAR İÇİN ÖNEMLİ GÜN.Sot filloi mësimi i gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore nëpër shkollat fillore të Turqisë. Për të dhënë mësimin e parë (si mysafir) në İzmir i kam bërë rreth 600 km dhe kam shkuar në İzmir pasi e dhashë mësimin e parë pa pushuar fare menjëherë u nisa për në Stamboll ku do t’i bëjë edhe 600 km për kthim.Por besoj se ia vlen ky mundim që ta kam nderin në këtë dite të rëndësishëm ku jam i pari që dhashë mësimin e pare te gjuhës së bukur shqipe. Njeriu një punë kur e bën me dëshirë nuk po ndieka lodhje. Këtë sot e përjetova. Një fjalë thotë “nuk tregohet por jetohet”.
Me këtë rast dua ta falënderoj kryetarin e shoqatës “Shoqata Kulturore Shqiptare në Turgutlu” z. Mehmet Yenir (Petrovci) me kryesine për mbështetjen në këtë drejtim”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT