Ministri serb thotë se Zaevi tradhtoi serbët

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka thënë se kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev nuk e ka mbajtur ‘fjalën’.Ky reagim erdhi pas vizitës së kryeministrit maqedonas në Prishtinë dhe deklaratës së tij se Kosova mund të ‘llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë në të gjitha proceset’, përcjell Konica.al.“Siç ka njoftuar presidenti Aleksandër Vuçiç më herët gjatë këtij muaji, kryeministri maqedonas nuk e ka mbajtur fjalën e tij. Edhe pse ai bëri premtim publik se do të abstenonte në çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, dhe se kjo do të ishte dëshmi e miqësisë karshi Serbisë, Zaev ka vendosur të mbështes Prishtinën”, thuhet në deklaratën e ministrit serb.Tutje, Vulin ka përkujtuar se Serbia dhe presidenti i saj janë miq të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.“Kryeministri i Maqedonisë nuk di si ta respektojë këtë”, ka përfunduar ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT