Ndryshimi i Haradinajt brenda 2 vitesh për demarkacionin

Dikur sa ishte në opozitë, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj e kishte hedhur me forcë hartën e demarkacionit, teksa kryetari i komisionit të asokohshëm për kufirin Murat Meha po fliste për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.Por, në mbledhjen e sotme të qeverisë, Haradinaj, tani si kryeministër, votoi për të njëjtin version të marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.Këtë ndryshim e ka shfrytëzuar deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, e cila në profilin e saj në Facebook ka publikuar dy fotografi të Haradinajt: njërën kur e përplas hartën e demarkacionit, dhe tjetrën kur voton për po të njëjtën marrëveshje.Ja shkrimi i plotë i deputetes së LDK-së:

Dy fotografi – E njëjta marrëveshjeA është e mundur që e gjithë ajo vëmendje sot ishte te reagimi “kuku, kuku” i Kryeministrit, e jo te fjalët që i tha përderisa ngriste dorën për të votuar PËR: “Miratohet/Aprovohet Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit në mes të Kosovës e Malit të Zi”.Po, po: ështe po e njëjta marrëveshje e vitit 2015. Asnjë pikë, asnjë presje s’ka ndryshuar. Po e njëjta marrëveshje nëpërmjet së cilës dhuna dhe akuzat për tradhti ishin bërë përditshmëri. Po të njëjtën, sot e votoi Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar.Marrëveshja për Demarkacion, bashkë me raportin e Komisionit të Shpejtim Bulliqit, është dërguar në Kuvend pasi është miratuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT