Haradinaj: Izraelitët, të interesuar të investojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sonte disa biznesmenë nga Izraeli, të cilët siç ka thënë ai, biznesin e tyre dëshirojnë ta zgjerojnë edhe në Kosovë.Sipas tij, përfaqësuesit izraelitë u përpoqën të identifikojnë fushat investive, të cilat do të ishin në interesin e të dyja vendeve.Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:Sonte takova një delegacion të biznesit nga Izraeli, të cilët depërtimin e tyre të suksesshëm afarist në tërë botën dëshirojnë t’a zgjerojnë edhe në tregun e Kosovës.

Ishte një bashkëbisedim interesant për identifikimin e fushave investive, të cilat do të ishin në interes të Kosovës, por njëkohësisht që bien edhe në domenin e kompanisë izraelite.

Kosova është treg i mundësive të mëdha nga e gjithë bota, aq më shumë nga shtetet mike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT