Shpërthen “lufta” në Maqedoni, shqiptari Xhaferri zgjidhet kryetar Kuvendi, gjakoset Zaev
Shqiptari Talat Xhaferi është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Maqedonisë me votat e deputetëve të LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.
Ai është zgjedhur kryeparlamentar i Maqedonisë në një senacë tejet të tensionuar, pasi partia e Gruevskit VMRO-DMPNE kundërshtoi ashpër këtë votim dhe nuk lironte karrigen e kreut të Kuvendit.
Video e mëposhtme tregon çfarë po ndodh brenda Parlamentit të Maqedonisë. Protestuesit dhe mbështetësit e Gruevskit kanë hyrë brenda Parlamentit. Gjatë këtyre ditëve, në Maqedoni është përfolur rreziku i një lufte civile për shkak të krizës së thellë ku ndodhet vendi fqinj.
Përveç sulmit brenda Kuvendit një person ka filluar t’i godas edhe gazetarët që ndodhen jashtë Kuvendit. Gazetarja e Alsat-M, Melihate Rustemi, raporton se ajo është tërhequr zvarrë nga një person i cili ka tentuar t’i marr mikrofonin.
Deputet po zbresin nga pjesa e sipërme e hollit në sallën e pres-konferencave për shkaqe sigurie. Turma e qytarëve ka hyrë në press-konferencën duke i sulmuar deputetet. Ndërkohë në sallë nuk vërehet prania e asnjë polici. Situata kaotike vazhdon në ambientet e Kuvendit, në pamjet që po transmetohen vërehet i gjakosur lideri i LSDM-së Zoran Zaev.