Pas nenshtetesise Shqiptare, me ne fund vjen dhe lirimi Ramush Haradinaj
Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministrit, Ramush Hardinaj.
Pas marrjes se shtetesise Shqiptare te Ramushit bashke me te shoqen Anita. Gjate gjithe dites se djeshme ka qene po ashtu edhe Ministri i Jashtem Ditmir Bushati qe ka kryer takime me zyrtar Franceze dhe ka marre me shume informacione rreth shtetasit te vete.
Haradinaj është shprehur se lirimi i tij konsiderohet si fitore e shqiptarëve ndaj Serbisë dhe pritet të kthehet sot në Kosovë.
Ndërkohë reagimet e para kanë ardhur edhe nga mediat serbe, përcjell “Zgjohu Shqiptar”.
Derisa disa nga to kanë qenë më të kujdesshme, duke e raportuar si një “lajm normal”, disa të tjera kanë reaguar më ashpër.
“Krimineli Haradinaj i lirë: Vendim i turpshëm i gjykatës franceze”, shkruan portali serb, Telegraf.rs.
“Refuzohet kërkesa serbe për ekstradim: Ekzekutuesi Haradinaj është i lirë!”, është titulli i Kurir.rs.
Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.
Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti.