Ja kush votoi pro dhe kundër Kosovës në UNESCO
Nga 142 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të pranishëm në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, 92 votuan pro anëtarësimit të Kosovës, 50 kundër dhe 29 abstenuan.
Kërkesa u mbështet nga shtete si Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Franca, Bullgaria, Beliza, Irlanda, Islanda, Italia, Lituania, Malajzia, Pakistani, Panamaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Portugalia, Çekia, Britania e Madhe, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Tajlanda, Turqia, Afganistani, Gjermania, Andorra etj.
Mes atyre që u shprehën kundër ishin Spanja, Rusia, India, Kazakistani, Bjellorusia, Palestina, Koreja e Veriut, Sllovakia, Uruguai, Venezuela, Bahrejni, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania, Kuvajti, Egjipti, Maroku, Palestina, Indonezia, Siria, Libia etj.
Ndërkohë abstenimet erdhën nga Bosnja, Kolumbia, Greqia, Nigeria, Peruja, Polonia, Rumania, Singapori, Tunizia, Zambia, Trinidad dhe Tobago etj.