Mediat serbe: Fitore! Kosova s’u pranua në UNESCO (FOTO)

Serbia e quan fitore refuzimin e Kosovës në UNESCO. Menjëherë pas votave
dhe publikimit të rezultatit, mediat serbe reagojnë të gëzuar, duke
shprehu “kënaqësinë” e tyre pas vendosjes kundër pranimit të Kosovës në
Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën.

Capture1“Kurir”
njihet si një ndër mediat serbe që shpreh më hapur nacionalizmin. Në
titull të lajmit për Kosovën shkruhet: “Fitore! Kosova nuk u pranua në
UNESCO”.

Më tej në shkrimin e “Kurir” thuhet: “Pas numërimit të Votave, Kosova
nuk u pranua. 92 shtete votuan pro, 50 kundër dhe 22 abstenuan nga 142
vende gjithsej”. Madje bashkangjitur në lajm është edhe një foto e
përgatitur më herët nëse Kosova nuk do të pranohej në UNESCO: “Jo Kosovë
në UNESCO. Ne fituam”.

blicvNdërsa
reagimi i mediave të tjera serbe lidhur me këtë lajm nuk shpreh ndjenja
kaq të theksuara gëzimi. “Jo anëtarësim, Kosova nuk u pranua në UNESCO,
e humbi për tre vota”, thuhet në titullin e gazetës “Blic”.

novostiNdërsa
titujt e mediave ë tjera të rëndësishme serbe mbajnë titullin “Kosova
nuk pranohet në UNESCO”. Prej kohësh Serbia kishte nisur një fushatë
kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, ku edhe ditën e sotme
para nisjes së votimit kërkoi që çështja të përjashtohej.

tanjug danas b92

Back to top button
LAJMET E FUNDIT