Shtatë shpërthime të forta dhe sirena për sulme ajrore në kryeqytetin e Venezuelës (VIDEO)

Sirena sulmesh ajrore dhe shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në kryeqytetin venezuelian, Karakas.  Një nga objektet e goditura thuhet se ishte Kalaja Tiuna në anën jugore të qytetit, kompleksi kryesor ushtarak i Venezuelës, ku ndodhen, ndër të tjera, Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake.

Bombardimet gjithashtu ndërprenë energjinë elektrike në zonë. Shpërthimi i parë u regjistrua rreth orës 1:50 të mëngjesit sipas orës lokale. “Një shpërthim ishte aq i fuqishëm sa dritarja ime u drodh pas tij”, tha një qytetar, raporton CNN .

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT