Radha kilometrike në Prrenjas-Elbasan, Salianji bën fajtore qeverinë: Nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pasi mbrëmjen e djeshme, aksi Prrenjas-Elbasan u përball me një trafik të ngarkuar automjetesh, ku radha e makinave ishte disa kilometra.
Në një postim në Facebook, Ervin Salianji shkruan se faji për këtë trafik kilometrik është qeverisja e Ramës.
“Mjaftoi pak borë dhe acar që të bllokohen nga ngricat dhe mungesa e mirëmbajtjes thuajse gjithë akset rrugore ku ra borë”, thekson ish-deputeti në postimin e tij.
Po ashtu Salianji se aksi Prrenjas-Elbasan, nuk ka njohur asnjë investim prej vitesh.
Postimi i plotë i Salianjit:
Standardi mizerabël i administrimit të punëve publike nga qeverisja e Edi Ramës nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash të fillimvitit!
Mjaftoi pak borë dhe acar që të bllokohen nga ngricat dhe mungesa e mirëmbajtjes thuajse gjithë akset rrugore ku ra borë!
Qytetarë të bllokuar prej 12 orësh në Prrenjas-Elbasan, një aks rrugor që nuk ka njohur asnjë investim prej vitesh, akse të paralizuar dhe qindra aksidente në të gjithë Shqipërinë, ndërsa të pacipët e qeverisë me konçesionarët e tyre rrinë nëpër oxhaqet e vjedhjeve dhe korrupsionit.
Solidarizohem me punën e mundimshme të Policëve Rrugore pavarësisht se janë braktisur pa mjete dhe ndihmë dhe i bëj thirrje autoriteteve për ndërhyrje urgjente!