Pasi tërhoqi zvarrë Maduron, Donald Trump PARALAJMËRON një tjetër president: Duhet të kesh KUJDES!

Presidenti amerikan Donald Trump, pas rrëzimit të regjimit të Nicolas Maduros në Venezuelë, ka zgjeruar mesazhin e tij, duke sinjalizuar se objektivi i radhës është tashmë i qartë.
Në një deklaratë për mediat, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk hezitojnë të përdorin forca ushtarake në terren kur e shohin të nevojshme dhe se një angazhim i tillë është tashmë realitet, duke zhvendosur vëmendjen edhe drejt Kolumbisë.
Presidenti përmes kësaj konference për shtyp paralajmëroi presidentin kolumbian Gustavo Petro që të tregohet i kujdesshëm, pasi dhe vendi i tij është një nyjë kyçe e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
“Nuk kemi frikë nga ushtarët në tokë nëse është e nevojshme. Mbrëmë kishim çizme në tokë në një nivel shumë të lartë, në fakt. Nuk kemi frikë prej saj. Ai po prodhon kokainë. Po e dërgojnë në Shtetet e Bashkuara. Kështu që duhet të jetë vigjilent”, u shpreh Trump ndër të tjera.
Ndërkohë theksojmë se Maduro dhe bashkëshortja e tij u arrestuan së fundmi dhe sipas asaj që mediat e huaja kanë raportuar mësohet se ata u tërhoqën zvarrë nga forcat amerikane.