Ishte larguar nga banesa, por u rikthye për vitin e ri! Fqinjët tregojnë se çfarë ndodhi mes çiftit Llogora Xhebro dhe Sose Xhebro në Orikum

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Orikum të Vlorës, ku Llogora Xhebro dhunoi për vdekje bashkëshorten e tij Sose Xhebro dhe më pas i dha fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.

Për mediat, fqinjët kanë treguar se bashkëshortja pas konflikteve të vazhdueshme në familja, ka vendosur që para Vitit të Ri të largohet nga banesa dhe të jetonte te e ëma në Vlorë.

Por ishte insistimi i bashkëshortit që ajo të riktheheshe dhe të festonte me fëmijët ndërrimin e viteve, bëri që 40-vjeçarja që të rikthehej në shtëpi.

Fqinjët shprehen se ka pasur dhe më parë denoncime nga ana e bashkëshortes ku kulmoi me largimin e saj në drejtim të Vlorës.

Po ashtu ata kanë deklaruar se çifti njiheshin si njerëz të qetë, por shumë banorë ishin në dijeni të konfliktit mes çiftit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT