VIDEO/“Kanë vendosur eksplozivë!” Pse Nicolas Maduro pretendonte se shqiptarët donin ta vrisnin? DEKLARATA e bërë muaj më parë

Ditën e djeshme, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u arrestua nga forcat amerikane me urdhër të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Lajmi për arrestimin e tij dhe mënyrën se si arritën që të futeshin deri në dhomën e tij të gjumit, ka bërë jehonë në të gjithë botën.

Shumë e interpretuan këtë operacion të Trump si një sinjal për të gjithë botën se me “Amerikën nuk bëhet shaka!”. Ky zhvillim në vendin latin ka pasur të njëjtin ndikim edhe në Shqipërinë e largët.

Maduro ka pasur një “fiksim” me shqiptarët dhe jo më larg se disa muaj më parë ai i përmendi ata dhe në një konferencë për shtyp.  Gjatë një fjalimi më 25 maj 2025, ai lëshoi pretendime të forta ndaj shqiptarëve duke thënë se “elementë të mafies shqiptare që kontrollojnë Ekuadorin kanë dërguar mercenarë për të vendosur eksplozivë në Venezuelë” dhe se disa individë të përfshirë, ku mes tyre dhe një person nga Kolumbia por me origjinë shqiptare kishin ndërmarrë veprime të rrezikshme.

Megjithatë, deri më sot nuk ekziston asnjë provë e konfirmuar nga gjykatat e Venezuelës ose të Kolumbisë që të mbështesë këto pretendime, dhe nuk ka prova se përfaqësues shqiptarë kanë qenë të përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal ashtu sikurse presidenti deklaronte muaj më parë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT