LIVE/ Protesta masive jashtë ambasadës amerikane në Madrid për arrestimin, videon dhe fotot e Maduros

Mijëra protestues u mblodhën para ambasadës amerikane në Madrid për të dënuar “agresionin” pas arrestimit të presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe gruas së tij gjatë një operacioni ushtarak amerikan në Karakas.
Protestuesit mbanin disa pankarta, përfshirë një që përshkruante Donald Trump duke gëlltitur me padurim një kanaçe me vaj, të pikturuar me ngjyrat e flamurit venezuelian, një tjetër që shkruante “Trump agresori”, ndërsa një pankartë shkruante “Jo agresionit imperialist kundër Venezuelës”.
Shumë flamuj të partisë spanjolle të së majtës ekstreme Podemos dhe të Partisë Komuniste Spanjolle ishin gjithashtu të dukshëm midis flamujve venezuelianë që valëviteshin para ambasadës në zemër të Madridit, një ditë pasi SHBA-të kapën Maduron në një operacion ushtarak pas sulmeve ajrore në Karakas dhe zonat përreth.
Maduro tani po mbahet në një burg të Nju Jorkut në pritje të gjyqit me akuzat për “narkoterrorizëm” dhe kontrabandë kokaine në SHBA.
Trump ka njoftuar se vendi i tij do të udhëheqë tranzicionin në Venezuelë dhe synon të shfrytëzojë rezervat e saj të mëdha të naftës.
🇪🇸🇻🇪 ¡Madrid alza la voz por Venezuela!
🪧🙅🏻♀️ Cientos de personas se concentran hoy frente a la embajada de los EEUU en Madrid para repudiar la agresión armada contra suelo venezolano y el secuestro del presidente @NicolasMaduro y la primera dama Cilia Flores. pic.twitter.com/SWH2t56LUF
— Agencia Venezuela News (@AgenciaVNews) January 4, 2026