“Nuk kishte të bënte me drogën, por me naftën!” Kamala Harris “sulmon” Trump pas aksionit në Venezuelë: Kërkon të duket si lider i fortë

Ish-kandidatja demokrate për president, Kamala Harris ka kritikuar ashpër Donald Trump pas operacionit të SHBA-së në Venezuelë ku u kap udhëheqësi Nicolas Maduro.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Harris ka deklaruar se Trump dhe operacioni në Venezuelë “nuk e ka bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë ose më të përballueshme”.

Sipa Harris: “Aksioni i SHBA nuk kishte të bënte me drogën apo demokracinë, por me naftën dhe dëshirën e Donald Trump për të luajtur rolin e njeriut të fortë rajonal”. Teksa shtoi: “Presidenti po i vë trupat në rrezik, po shpenzon miliarda, po destabilizon një rajon dhe nuk ofron asnjë autoritet ligjor, asnjë plan daljeje dhe asnjë përfitim në vend.”

Nga ana tjetër kujtojmë se Trump e ka cilësuar aksionin për kapjen e Maduros si një sukses të jashtëzakonshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT