Në “rrugën” e Maduros? Presidenti kolumbian kërcënon Trump: Do të “rrëmbej” armët nëse SHBA na sulmon

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro përmes një postimi në “X”, ka reaguar ashpër pas një sërë kërcënimesh nga Donald Trump, teksa shkruan se vendi i tij do të “rrëmbejë” armët nëse sulmohet nga SHBA.

Petro shkruan në rrjetin social se nëse e arrestojnë atë, kolumbianët do të nisin një kryengritje popullore.

“Dhe nëse ata arrestojnë një president që ka mbështetjen dhe respektin e një pjese të madhe të popullit, ata do të nisin një kryengritje popullore”, shtoi Petro.

Po ashtu presidenti kolumbian shkruan gjithashtu se ai do ta mbronte Kolumbinë me çdo kusht dhe do të rrëmbente armët.

“U betova se nuk do të prekja më kurrë një armë… por për atdheun, do të marr përsëri armët“, shkruan ai.

Kujtojmë që Trump e sulmoi Petron të dielën, duke e quajtur atë “një njeri të sëmurë që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë atë në Shtetet e Bashkuara, dhe nuk do ta bëjë këtë për shumë gjatë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT