Protestat kundër Ramës, Lapaj i përgjigjet Berishës: Të dalim me një flamur, se nuk na vijnë socialistët e zhgënjyer

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i është përgjigjur ftesës së kryedemokratit Sali Berisha në lidhje me protestat kundër qeverisë.
Lapaj ka deklaruar se të gjitha forcat politike duhet të bashkohen nën flamurin kombëtar për të protestuar kundër qeverisë së Ramës.
Ai tha se socialistët e zhgënjyer vijnë në protestë vetëm nëse nuk ka flamurë partiakë.
“Kam një ftesë, që kam katër javë që e bëj, çdo njeri në opozitë me regjimin e Ramës, duhet të jetë në këtë shesh nën flamurin kombëtar, nuk ka nevojë për shumë negociata kjo punë. Flamuri kombëtar na bashkon. Ai socialisti i zhgënjyer me Ramën vjen, sepse thotë jam nën flamurin kombëtar për një kauzë të drejtë. E kam thënë, flamujt te selitë, partinë te selitë, sot nuk është koha për partinë, sot është koha për Shqipërinë. Na duhet masivisht kundër Ramës, që trembet nga dy çadra të vogla. Imagjinoni të bëhen njerëz dhe të ngrihen qindra çadra”, tha Lapaj në TPZ.