Durrësi në situatë kaotike! Rrëshqitje dheu në zonën e Currilave, Veliera e tejmbushur me ujë, bllokohet qarkullimi

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Durrësin, kanë sjellë probleme në infrastrukturë. Në zonën e njohur si “Currilat”, rruga është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut, i cili ka rënë në karrenxhatë duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.

Sasia e madhe e dheut dhe materialeve të tjera ka zaptuar plotësisht rrugën, duke ndërprerë lëvizjen drejt kësaj zone

Situata paraqitet e rrezikshme për sigurinë e qytetarëve, megjkithëkëtë deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.  Por janë krijuar vështirësi për banorët të cilëve u duhet të kalojnë nga ky aks.

Në Durrës, është përmbytur edhe Veliera, një segment rrugor i realizuar disa vite më parë. Për shkak të reshjeve të shumta, është bllokuar qarkullimi i automjeteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT