Kërcënim për kryeministrin? Lapaj: Nëse më ndodh gjë, Rama dhe familja e tij do të mbajnë përgjegjësi

Pasi një natë më parë, përfundoi në Spitalin e Traumës, kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka lëshuar një mesazh të koduar drejt kryeministrit Edi Rama.

Lapaj tha gjatë një prononcimi në media, se nëse i ndodh gjë, Rama dhe familja e tij do të mbajnë përgjegjësi.

“Nuk mundet të më vijë policia e shtetit si bandë dhe të më rrezikoj jetën, nuk bëj asnjë krim dhe të trajtohet si çështje kalimtare.

Mban përgjegjësi Rama dhe familja e tij po ndodhi gjë, nuk ua ka borxh nëna dhe babai im”, tha Lapaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT