Maduro dhe bashkëshortja kalojnë natën e parë në qeli! Trump bën deklaratën e FORTË: Do sulmojmë sërish, nëse Venezuela nuk bashkëpunon

Presidenti Donald Trump, në një intervistë eksluzive për NBC News, ka deklaruar se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Venezuelë, në rast se autoritetet ndalojnë së bashkëpunuari me Shtëtet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha gjithashtu se SHBA-të mund të subvencionojnë një përpjekje nga firmat e naftës për të rindërtuar infrastrukturën energjetike të vendit.
Ndërkohë që një zyrtar i lartë amerikan, tha për NBC News se pas një vlerësimi të bërë rishtazi nga inteligjenca e klasifikuar përcaktoi se anëtarët e lartë të regjimit përfshirë udhëheqësen e re në detyrë Delcy Rodríguez ishin në pozicionin më të mirë për të udhëhequr një qeveri të qëndrueshme nëse Nicolás Maduro humbiste pushtetin.
Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kaluan natën e parë të tyre në qeli në qendrën Metropolitan Detention Center në Brooklyn. Kur dolën para gjykatës të hënën, u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta. Gjatë seancës, Maduro u shpreh se e konsideron veten “rob lufte”.