Drejtësi me standarde europiane! Franca këshillon Shqipërinë për Kodin Penal, Edi Rama takon ministrin në Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Paris, ku zhvilloi një takim me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gerald Darmanin.
Takimi u fokusua mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira europiane.
Ky zhvillim vjen përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, të thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysee. Gjatë takimit, kryeministri Rama dhe ministri Darmanin diskutuan mbi bashkëpunimin e mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Francës në fushën e drejtësisë, duke forcuar marrëdhëniet bilaterale.
“Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”, shkruan Rama, në postimin e bërë në rrjetet sociale ku në disa foto të shpërndara nga po vetë ai shihet teksa është i shqoëruar nga ministri Darmanin.