Ish-deputeti përdor autobusin urban tek të 90-at, plasin komentet në rrjet: S’u japin vëmendje njerëzve me vlera

Në morinë e lajmeve me korrupsion, krim, marrëdhënie ndërkombëtare e protesta para kryeministrisë, një foto-lajm kalon pa vëmendje, por që duhet të marrë gjithë komentet e lexuesve.

Është ajo e ish-deputetit Shefqet Hoxha, tani ka kaluar të 90-at, që udhëton me linjën e autobusëve të Tiranës së re.

Fotoja e shkrepur në fund të vitit 2025, u bë publik në rrjetet sociale por pa shumë komente.

Detyra si deputet e Shefqet Hoxhës është më pak e rëndësishmja në gjithë karrierën e gjatë të lumjanit që i ka dhënë emër trevës së tij, por edhe është vlerësuar me shumë nderime, edhe pse sot bën një jetë të thjeshtë, lëviz vetë dhe me transportin e vetëm publik në vend.

Ish-deputeti përdor autobusin urban tek të 90-at, plasin komentet

Ish-deputeti Shefqet Hoxha ne autobusin urban te Tiranes se Re ne dhjetor 2025

Një jetë të tërë në arsim, në vitet ’90 u përfshi në ndryshimet demokratike, duke u zgjedhur kryetar i PD për Kukësin dhe mandej nga 92-96, deputet I kësaj partie.

Por studiuesit vlerësojnë kontributin e tij të madh si etnolog, një njeri që edhe pse në moshë, që nga vitet 2000, ditët e tij i kalon në bibliotekën kombëtare.

“Kanuni i Lumës” botuar me emrin e tij konsiderohet si një nga veprat më madhore të tij. Pas një pune dhjetëra vjeçare e dorëzoi për botim në fundin e vitit 1987, një vepër që edhe sot vlerësohet maksimalisht.

Me disa tituj, si Doktor i shkencave filologjike, Profesor i Asociuar apo edhe “Mësues I Popullit”, kontributi i Shefqet Hoxhës lindur në vitin e largët 1934, mbetet një pasuri për kombin.

E sot, një njeri i tillë, vazhdon të bëjë një jetë të thjeshtë, gjithmonë i apasionuar pas librave dhe studimeve të tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT