Shqipëria shtoi investimet për ushtrinë në 2025, por sërish mbetet poshtë Serbisë

Indeksi i Fuqisë Globale e Ushtrisë në 2025 ka publikuar renditjen e kombeve të botës bazuar në kapacitetet aktuale ushtarake dhe potencialin e tyre mbrojtës.
Kjo renditje vjetore tregon rezultatet mbi bazën e më shumë se 60 faktorëve nga numri i ushtarëve, te pajisjet, logjistika dhe kapaciteti industrial, te sofistikimi teknologjik dhe pozicioni gjeopolitik.
Formula e veçantë e përdorur u jep mundësi edhe shteteve më të vogla të konkurrojnë me fuqitë e mëdha, përmes balancimit të faktorëve teknologjikë dhe korrigjimeve specifike në formë bonusesh dhe gjobave.
Në renditjen e vitit 2025, ushtria amerikane mbeten fuqia e parë në botë, Rusia në vendin e dytë. Kina në vendin e tretë dhe India në të katërtin. Dhjetëshja e parë plotësohet nga Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Japonia, Turqia dhe Italia.
Edhe pse Shqipëria ka rritur investimet në fushën e mbrojtjes gjatë vitit 2025, ajo është renditur në vendin e 78-të. Pavarësisht përpjekjeve e forcave të armatosura, vendi ynë vazhdon të pozicionohet më poshtë se Serbia.