Rinovimi i kontratës me Sylvinho-n, REAGON për herë të parë kreu i FSHF-së Armand Duka: Vazhdojmë së bashku drejt… Botërorit 2026!

Sylvinho do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit, të paktën deri në korrik. Kontrata e brazilianit me Shqipërinë kishte përfunduar në dhjetor të vitit 2025.

Megjithatë, duke qenë shumë pranë Botërorit 2026, më saktë në fazën “play-off”, FSHF dhe tekniku Sylvinho gjetën dakordësinë për të vazhduar së bashku.

Ndërkohë që për herë të parë ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili shprehet mjaft optimist për këtë zgjatje bashkëpunimi.

“Vazhdojmë së bashku drejt ëndrrës së madhe të Botërorit 2026”, shkruan Armand Duka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT