Ky është punonjësi i Bashkisë që e mori rrjedha e ujit në Durrës, u nxor i vdekur nga kanali, reagon Bashkia e qytetit: Humbi pasi u largua nga puna (FOTO)

Detaje të reja janë zbuluar nga mbytja e Astrit Hysenaj në qytetin e Durrësit, duke bërë 54-vjeçari të jetë viktima e parë e motit të keq, i cili prej disa ditësh ka përfshirë vendin tonë.

Ky është punonjësi i Bashkisë që e mori rrjedha e ujit

Viktima, Astrit Hajdari

Bëhet me dije se 54-vjeçari është gjetur i pajetë në një kanal kullues pranë ish-repartit ushtarak në zonën e ish-kënetës nga polumbarët e RENEA-s dhe dyshohet se është marrë para nga rrjedha e uji. Ai ishte një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh.

Ndërsa në lidhje me vdekjen e Hysenajt, ka reaguar edhe Bashkia e Durrësit, e cila bën me dije se 54-vjeçari pasi është paraqitur në vendin e punës në orën 06:00 dhe më pas është larguar në orën 10:30 të datës 6 janar.

“Bashkia Durrës informon se punonjësi i Ndërmarrjes Komunale Plazh, z. Astrit Hysenaj, më datë 06.01.2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, kohë në të cilën është larguar nga ambientet e punës”, njoftoi bashkia.

Ishin familjarët e tij që kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë. Ndërsa pas informimit, familjarët kanë njoftuar edhe policinë për zhdukjen e tij.

“Rreth orës 16:00 të së njëjtës datë, familjarët e z. Hysenaj kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë. Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar familjarët se punonjësi ishte larguar nga puna rreth orës 10:30. Më pas, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit”, thuhet më tej në reagimin e Bashkisë së Durrësit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT