Shkoi në ndihmë të banorëve të përmbytur në Durrës, makina e ushtrisë ngec në mes të ujit (FOTO)

Një automjet i ushtrisë, i angazhuar në operacionet e ndihmës për banorët e Katundit të Ri në Durrës, ka mbetur i bllokuar pasditen e sotme për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut.

Mjeti ushtarak hasi vështirësi në një segment rruge tërësisht të përmbytur, duke e bërë të pamundur vijimin e lëvizjes.

Në ndihmë të efektivëve kanë ardhur banorët e zonës, të cilët kanë siguruar një traktor për të tërhequr automjetin nga uji dhe për ta nxjerrë sërish në rrugë të kalueshme.

Sipas raportimeve nga terreni, Katundi i Ri mbetet një nga zonat më të goditura në qarkun e Durrësit, me dhjetëra banesa të përmbytura dhe segmente rrugore të bllokuara si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT