Dy gra në ballë të Vlorës, Novosela në rrezik, jepen numrat e telefonit të emergjencës për banorët

Duket se situate gjatë natës është përkeqesuar në zonën administrative Novoselë, me ujrat që rrezikojnë të marrin përpara cdo gjë, bagëti e shtëpi. Mijëra forca administrative dhe ushtarake janë në terren, lajmëron kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini.
“Kemi angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren. Ndodhemi në gadishmëri për të asistuar banorët si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe në marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive. Bashkia u bën thirrje të gjithë banorëve të ndjekin me përpikmëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Njoftojmë banorët se kemi vendosur këto numra në dispozicion: Emergjencat Civile +355 69 213 9738 Ndërmarrja e Shërbimeve Publike +355 69 541 9296 Ujësjellës-Kanalizime +355 69 572 3432”
Njoftimi i bërë nga Bruna Mersini, kryetarja e bashkisë, është paraprirë nga mbledhjet e shtabit të ndodhura në prefekturë nën drejtimin e Evis Alushit. Komisioni i emergjencave është vendosur në Novoselë, përpara urës së Mifolit, që edhe gjatë natës ka pasur prurje të jashtëzakonshme e rrezikon sërish. “Me cilësinë e Prefektes së Qarkut të Vlorë, kërkova angazhim konkret dhe koordinimin e punëve ndërmjet institucioneve për menaxhimin e situatës, që pritet të vështirësohet në orët në vazhdim, me rritjen maksimale të nivelit të lumit Vjosa. Garantimi i sigurisë së njerëzve dhe minimizimi i rreziqeve, ishin në qendër të detyrave që u lanë në rast të evakuimit të njerëzve”, shkruan Alushi.