Fatkeqësia natyrore “çorienton” banorët e Durrësit, 3 protesta të ndryshme për të njëjtin qëllim; 1 viktimë e mbi 1000 banesa të përmbytura, i kërkohet llogari bashkisë

Qarku i Durrësit ka qenë një ndër zonat më të prekura të Shqipërisë nga përmbytjet masive. Gjithashtu po në këtë qark është shënuar dhe viktima e parë si pasojë e motit të keq, 54-vjeçari Astrit Hysenaj, punonjës i Komunales, i cili humbi jetën pasi e mori rrjedha e ujit e kanalit në zonën e ish-repartit ushtarak.

Teksa raportohet për mbi 1000 banesa e hektarë tokë të përmbytura, rreth 335 biznese të dëmtuara dhe mbi 300 banorë të evakuuar, qytetarët e Durrësit u dyndën sot drejt dyerve të Bashkisë për t’i kërkuar llogari kryebashkiakes Emiriana Sako.

Ndërkohë që protesta e sotme i mbyll, nesër Durrësi ka paralajmëruar jo 1, por 3 protesta të ndryshme në orë të ndryshme. Mesa duket, një grup ka lajmëruar për grumbullim përpara bashkisë në orën 09:00 të paradites.

Një tjetër poster bën thirrje për në orën 16:00 ndërsa një tjetër lajmërim është hedhur për në orën 18:00. Të gjitha këto kanë si destinacion sheshin përpara bashkisë së Durrësit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT