“Kam harxhuar jetën aty, jam para Edi Ramës”, Arben Ahmetaj i zhgënjyer nga ish-kolegët e tij: Si nuk doli njëri të thotë të vërtetën…

Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministër dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste për më shumë se dy dekada, u shfaq mbrëmjen e kaluar për herë të katërt përballë Çim Pekës, ku vijoi sërish me akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ose ndryshe siç e quajti ai këtë të fundit “kreun e organizatës kriminale”.
Ahmetaj u shfaq i zhgënjyer sidomos nga ish-kolegët e tij në Partinë Socialiste, duke theksuar se askush prej tyre nuk ka pasur guximin që të dalë publikisht dhe të thotë të vërtetën.
“Unë ngelem shumë i keqardhur edhe në raport me bashkëatdhetarët e mi, sidomos me ish kolegë të mi që sot janë pjesë e Partisë Socialiste, por që sot nuk ekziston më. Njëri nga ata duhet të dilte, është e trishtë, njëri duhet të dilte dhe ti thoshte ore zotëri kujt i tregon që është bërë këtu spektakël e aty spektakël. Njëri m njëri të dilte të ishte i vërtetë. Nuk ka trishtim më të madh për mua”, tha Ahmetaj ndër të tjera duke vënë në dukje më tej edhe kontributin që ai ka pasur në të majtën shqiptare për 25 vite me radhë.
Më tej Ahmetaj shtoi se teksa ai është vënë në shënjestër dhe ndodhet në kërkim ndërkombëtar, drejtësia në vendin tonë nuk është duke hetuar probleme më të rënda, të cilat sipas tij, kanë kancerizuar Shqipërinë.
Pjesë nga fjala e Ahmetajt:
Unë ngelem shumë i keqardhur edhe në raport me bashkëatdhetarët e mi, sidomos me ish kolegë të mi që sot janë pjesë e Partisë Socialiste, por që sot nuk ekziston më. Njëri nga ata duhet të dilte, është e trishtë, njëri duhet të dilte dhe ti thoshte ore zotëri kujt i tregon që është bërë këtu spektakël e aty spektakël.
Njëri m njëri të dilte të ishte i vërtetë. Nuk ka trishtim më të madh për mua. Unë e kam harxhuar jetën aty, kam 25 vite. Jam para Edi Ramës në Partinë e Socialiste. Student i dhjetor. ME atë guximin budallikun tonë të dikurshëm. Jam punonjësi i Fatos Nanos dhe Ben Malajt, kam mbyllur skemat piramidale me ta. Kam rrezikuar edhe jetën. Po, kam punuar dhe për tërmetin për njerëzit përjashta. Gabime kam sa të duash. H Kreu i organizatës tre vite kërkon për mua, kërkon për mua ku është ku s’është.
Por jam shumë i trishtuar, janë marrë me mua qyqet, është në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë nuk merren aty për kërmën që është bërë, është kancerizuar trupi i Shqipërisë Ka nevoje për kimio dhe kimio duhet ti referohet njërit nga nenet të Kushtetutës Amerikanë. Kur qeveria është në kundërshtim me popullin, populli merr fatet e veta. Mos tallet ky me shqiptaret. Kam edhe një trishtim me jetën time sepse i besova dhe punova shumë. Unë punova për Shqipërinë , por është zhgënjim i madh sepse më është zeruar jeta ime në raport me objektivat që kam pasur me vendin.