“Situata më e mirë në të gjithë vendin”, zv.kryeministrja Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit janë funksionalë, Kaskada ka ulje të prurjeve

Zv.kryeministrja dhe ministra e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila prej ditësh ka qenë në terren duke ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve në vend ka bërë një përmbledhje.

Gjatë fjalës së saj, në mbledhjen e Komitetin të Emergjencave Civile, Balluku bëri me dije se situata në nivel kombëtar është e menaxhueshme, me mbi 1,600 punonjës të angazhuar në terren, duke përfshirë edhe zonat e veriut.

Zv.kryeministrja bëri të ditur se prurjet në Kaskadën e Fierzës janë ulur në 1,500 metër kub/sekondë, dhe kuota e liqenit ka shkuar në 289.77 metra.

Ndërkohë njoftoi se të gjitha akset rrugore kryesore janë funksionale, ndërsa disa probleme në rrugët rurale po menaxhohen nga bashkitë me mbështetje të qeverisë.  Gjithashtu ajo shfrytëzoi këtë fjalë të vetën për t’iu bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin goma dimri ose zinxhirë.

“Situata me e mirë në rang vendi. Në terren më shumë se 1600 punonjës, të civilët nga 2 janari janë angazhuar në zonat më të prekura. Është menaxhuar edhe veriu. Kemi pasur disa shkëputje në Kukës dhe Librazhd, por janë kthyer në funksion në kohë rekord. Të gjitha linjat janë funksionale sa i përket transmetimit.

Kaskada ka pasur prurje rekord, 3000 metër kub/sekondë. Kuota e Fierzës ka arritur në 289.77 metra. Prurjet kanë rënë, janë 1500 metër kub/s

Akset rrugore janë të gjitha funksionale. Jemi në dijeni që ka pasur problematika në akset rurale që përmbahen nga bashkitë. Ka pasur një angazhim për të ndihmuar dhe bashkitë. KA pasur inerte që kanë zbritur nga skarpatet e maleve, madje dhe rrugë që janë të konsoliduara prej vitesh nga Gjirokastra në Tepelenë, kemi pasur aty rënie inertesh nga skarpatet mbi skarpatet e. Ka mungesë bimësie në zonën e jugut e ka bërë shumë sfiduese.

Unë do përfitoja nga rasti për të bërë një thirrje duke qenë se temperaturat janë ulur, të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin gomat e dimrit ose zinxhirët sipas rastit dhe kërkesës.

Aeroporti i Rinasit është funksional vetëm datës 6 kemi pasur disa devijime që kanë ndodhur për shkak të shkarkimeve elektrike. Vonesat kanë qenë minimale dhe janë bërë thirrje herë pas here për udhëtarët. Në Portin e  Durrësit nuk kemi pasur problematika dhe vonesa”, tha Balluku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT